Panorama (Albania)

I dënuari për vrasje kërcënon gjyqtarin: S’do t’i gjeni as varrin

I riu nga Berati kërkon transferim nga Burgu i Drenovës në atë të Fushë- Krujës. Gjyqtari: Bëni kontroll të gjendjes mendore

- KORÇE/

Alarmi fals për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo duket sa ka në qendër një proces gjyqësor. Bëhet fjalë për një kërkesë të të dënuarit për vrasje, Neim Behari.

Ishte pikërisht ky i fundit, i cili lajmëroi Policinë për vendosje eksplozivi poshtë makinës së gjyqtarit. 34vjeçari ka nisur një çështje gjyqësore pak muaj më parë, ndërkohë që shorti ka përcaktuar se gjyqtari i çështjes do të ishte Markelian Kuqo. Në Gjykatën e Korçës, rezulton se Neim Behari, i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e një taksisti, është duke zhvilluar një proces gjyqësor. Aktualisht, ai vuan dënimin në burgun e Drenovës. Së fundmi ka pasur një proces gjyqësor me gjyqtarin Kuqo, me objekt “Ndryshimi i llojit të regjimit të sigurisë së burgut”. Aktualisht, Behari, për shkak të llojit të krimit që ka kryer, vuan dënimin në regjimin e sigurisë së lartë të burgut të Drenovës dhe në padi ka kërkuar të kalojë në regjimin e sigurisë së zakonshme. Deri tani janë zhvilluar tri seanca gjyqësore, ku e fundit është mbajtur në datën 9 tetor dhe gjyqtari ende nuk ka dhënë një vendim për kërkesën e të dënuarit. Mesditën e së martës një sinjalizim për bombë të vendosur në makinën e gjyqtarit alarmoi Policinë, por pas verifikime­ve rezultoi se në automjetin e tij nuk kishte asnjë prezencë të materialev­e eksplozive, ndërkohë që Policia arriti të identifiko­jë se telefonues­i ishte pikërisht Neim Behari. Ky i fundit e ka kërcënuar dhe një ditë më pas gjyqtarin, me vrasje, nëse nuk miraton kërkesën për transferim. Vetë gjyqtari e komentoi pas ngjarjes duke thënë: “Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Nuk kam nevojë për mbrojtje nga shteti”. 47- vjeçari Kuqo është një prej gjyqtarëve që ka dhënë vendime për disa nga çështjet më të rëndësishm­e të gjykuara në Gjykatën e Korçës. Rasti më i fundit ishte vendimi për lirimin nga burgu të Gert Gjinararit, i dënuar me burgim përjetë, për vrasjen e të konsiderua­rit i forti i Tiranës, Naim Zyberi, në vitin 1997 në Itali. Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri, ai kërkoi gjykim të shkurtuar pasi pranoi të gjitha aktet e akuzës, duke bërë që nga dënim me burg përjetë, të marrë vetëm 25 vite burg. Gjykata e Korçës, kryesuar nga Kuqo, vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti. Kuqo e bazoi vendimin e tij te legjislaci­oni i kohës kur ishte dhënë dënimi për Gjinararin, ndërkohë që Prokuroria e ka kundërshtu­ar këtë vendim. Mes të tjerash, në vendim, gjyqtari i çështjes ka arsyetuar se pranimi i kërkesës së Gjinararit bazohet te zbatimi i ligjit para ndryshimev­e të vitit 2017, pasi ai në Shqipëri është transferua­r në vitin 2014. Gjykata argumenton se i dënuari plotëson kriteret për të përfituar liri me kusht, pasi konsideroh­et një individ i rehabilitu­ar, mbështetur edhe te raporti i Drejtorisë të Burgut të Drenovës, si edhe stabilizim­it të marrëdhëni­eve me familjarët e viktimës. Pavarësish­t këtyre pretendime­ve, Ministria e Drejtësisë nisi procedim ndaj gjyqtarit, duke theksuar se vendimi është marrë në kundërshti­m me Kodin Penal. Markelian Kuqo ende nuk ka kaluar procesin e vetingut dhe nuk dihet nëse ky rast do të ndikojë në vendimmarr­jen për të ardhmen e tij në sistemin e drejtësisë.

 ??  ?? Makina e gjyqtarit Markelian Kuqo
Makina e gjyqtarit Markelian Kuqo
 ??  ?? E mitura që shfrytëzoh­ej për prostituci­on
E mitura që shfrytëzoh­ej për prostituci­on

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania