Panorama (Albania)

Daka: Shumë komisioner­ë do hetohen, rezultatet priten në fund të muajit

-

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se 6 tetori ishte ditë fantastike sa i përket votimit dhe administri­mit të procesit, por procesi po “prishet” nga komisioner­ët. Daka tha se ajo që e kanë bërë disa komisioner­ë me tendencë për të deformuar votën është punë e pistë, sepse për shkak të punës së tyre, do të ketë rinumërim të shumë kutive të votimit. “Lufta brenda llojit për kandidatët e partive është e pistë”, ka deklaruar Daka në RTK. Ajo siguroi se kur të përfundojë procesi, do të dihet saktë se kush ka provuar të deformojë vullnetin e qytetarëve dhe do të ketë kallëzime penale për ata komisioner­ë që kanë bërë gjëra të tilla. “Janë shumë komisioner­ë që janë dënuar në të kaluarën dhe me gjasë edhe shumë të tjerë do të hetohen”, deklaroi Daka. Sipas saj, KQZ- ja nuk ka asnjë arsye për të vendosur për rinumërim total, sepse ka bazë ligjore për këtë. Sa i përket votave të ardhura nga Serbia ( ku zarfet dyshohet se kishin substanca toksike), për ligjshmëri­në e tyre do të vendosin organet që po e hetojnë rastin. Daka e ka quajtur procesin e votimit të diasporës si lehtësisht të komproment­ueshëm. Përfundimi i këtij procesi do të ndodhë diku në fund të këtij muaji ose në fillim të muajin nëntor. Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave të diasporës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultatev­e. Nga rreth 35 mijë vota që janë dërguar me postë, vetëm 13 mijë e 491 janë të vlefshme. Sipas një dokumenti, më shumë vota kanë ardhur nga Gjermania ( 5,892), më pas Zvicra ( 3944), Suedia ( 516), Italia ( 486), Franca ( 421), Belgjika ( 307), nga SHBA ( 289) etj. Në këto zgjedhje, shtetas të Kosovës kanë votuar edhe nga vende si Kolumbia, Azerbajxha­ni, Senegali etj… Nga numërimi i deritanish­ëm i votave prin Vetëvendos­ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania