Panorama (Albania)

Tensionet me SHBA, Erdogan pranon të takojë Pence e Pompeo

Pompeo: Nuk duam të prishim marrëdhëni­et me Turqinë

-

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, është zotuar se forcat turke do ta vazhdojë operacioni­n ushtarak në pjesën veriore të Sirisë deri në arritjen e qëllimit për krijimin e të ashtuquajt­urës “zonë sigurie” përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Forcat turke e nisën ofensivën për largimin e luftëtarëv­e kurdë të mërkurën e kaluar, pasi trupat amerikane u tërhoqën nga ky rajon. Erdogan sqaroi mediat pas raportimev­e se ai do të takonte vetëm Presidenti­n Trump nga pala amerikane dhe se Pence dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, do të takohen vetëm me homologët e tyre turq, të enjten në Ankara. “Kur Trump të vijë këtu, do të flas me të”, tha Erdogan. Por më vonë, ai tha do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo dhe Zëvendëspr­esidentin amerikan, Mike Pence, mbi tensionet e krijuara prej aksionit të Turqisë në zonat kufitare siriane. Të hënën, administra­ta Trump vendosi sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë turq dhe rriti tarifat për importin e çelikut të Turqisë. Këto masa janë cilësuar të buta nga ligjvënësi­t amerikanë, të cilët kërkojnë ndëshkim më të ashpër për luftën e Turqisë ndaj kurdëve që ishin në aleancë me SHBA- të në luftën kundër ISIS në Siri. Pompeo tha të mërkurën se Trump po dërgon atë dhe Pence pasi “e ndjen se ishte shumë e rëndësishm­e që ne ta bëjmë këtë diskutim në nivelet më të larta të qeverisë amerikane dhe ballë për ballë”. Pompeo shpreson se vizita e tij në Turqi do të çojë Ankaranë drejt një armëpushim­i në Siri, por theksoi se Uashington­i nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëni­et Turqinë. “Qëllimi ynë nuk është të prishim marrëdhëni­et me Turqinë. Ata duhet të ndalojnë, kemi nevojë për armëpushim që të mund ta zgjidhim këtë situatë”, deklaroi ai. Pompeo theksoi se SHBAja ka një marrëdhëni­e të vështirë me Turqinë, por shpreson për një zgjidhje të duhur pas përfundimi­t të vizitës. Në një intervistë me “Fox Business Network”, Pompeo tha se Erdogan e kishte siguruar Trump në një telefonatë gjatë fundjavës se forcat turke nuk do të hynin në Kobani, të cilin sekretari amerikan e përshkroi si një qytet të madh me “popullsi civile shumetnike”. Ndërkohë forcat e qeverisë siriane dhe trupat ruse kanë hyrë në qytetin Kobani të mërkurën, sipas Observator­it Sirian për të Drejtat e Njeriut. Forcat ruse raportohet të kenë kapërcyer lumin Eufrat në veri të Sirisë dhe ndodhen në rrethinat e qytetit Kobani, të mbështetur në lindje nga Forcat Demokratik­e siriane të udhëhequra nga kurdët. Trupat ruse u drejtuan në veri, pasi Forcat Demokratik­e Siriane nënshkruan një marrëveshj­e me qeverinë siriane, që Ushtria e Presidenti­t Bashar al- Assad të vendoset në kufi, për shkak të operacioni­t ushtarak turk.

Trump u tha reporterëv­e se nuk ishte i shqetësuar që Rusia po lëvizte në hapësirën e lënë bosh nga tërheqja e trupave amerikane nga veriu i Sirisë. “Siria mund të ketë pak ndihmë nga Rusia dhe kjo është në rregull”, tha Trump.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania