Panorama (Albania)

Futbolli shqiptar në zi, shuhet Miço Papadhopul­li

-

Futbolli shqiptar në zi. Është shuar në moshën 86vjeçare Miço Papadhopul­li. Një ikonë me vlera të paçmueshme jo vetëm për kohën kur luante me Partizanin, por edhe si trajner e pedagog tek Instituti i Fizkulturë­s, kur mbante titujt "Profesor", "Doktor". Ai është nga figurat më të spikatura në vend, ndërsa do të mbahet mend edhe si president i FSHF- së në vitet 19972002 apo si President Nderi në qeverinë e futbollit prej vitit 2002. "Daja", siç e njohin të gjithë, ka lënë gjurmë edhe te Partizani si mbrojtës, ku ka fituar plot 6 tituj kampion me të kuqtë ( 1975, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964). Përgjatë asaj periudhe, ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe të "demave", mori edhe medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombët­arë të Lajpcig të Gjermanisë ( 1958) dhe në Hanoi të Vietnamit ( 1963). "Mjeshtër i Madh" dhe "Mjeshtër i merituar" ishin disa nga titujt që kishte fituar profesiona­lisht, por gjithkush që e ka njohur, do ta mbajë mend si një njeri të qeshur dhe shumë human.

Homazhet në nder të ish- presidenti­t të FSHF- së u zhvilluan te Muzeu Kombëtar, ditën e djeshme, në orën 12: 00. Figura të njohura të sportit dhe jo vetëm ishin të pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e fundit. Nuk munguan as përjetimet e miqve të tij në këtë sport, duke filluar nga To

Homazhet -

morr Shehu, ish- futbollist i Partizanit, i cili tha: "Ne i japim lamtumirën një njeriu që kontribuoi shumë për futbollin. Njeri humanist, i dashur dhe që i afronte të rinjtë". Edhe Iljaz Çeço, ishfutboll­ist i Dinamos, nuk mund të mungonte, ndërsa u shpreh: "I shprehim ngushëllim­et familjes Papadhopul­li për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ka qenë një person jo vetëm që lozte futboll, por edhe intelektua­l. Në atë kohë ka qenë një nga mbrojtësit më elastikë falë edhe përgatitje­ve të tij që në fëmijëri". Disa fjalë i tha edhe Shyqyri Rreli, ish- futbollist dhe trajner i Tiranës: "Ishte një lajm i hidhur, sepse më iku një shok i ngushtë. Kemi pasur një jetë të përbashkët qoftë në sport, qoftë në rrugën pedagogjik­e". Apo edhe Mehdi Bushati, ish- anëtar i KE në federatë, i cili shprehet: "Futbolli shqiptar humbi një president të madh siç ka qenë Miço Papadhopul­li".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania