Panorama (Albania)

Tokat me 7501, kushtet e reja për të marrë tapinë

Komisioni i Venecias jep rekomandim­in final për ndryshimet në ligjin “Për Proceset Kalimtare të Pronësisë”. Çfarë thuhet për rolin e qeverisë dhe nenet që rrëzohen nga projektlig­ji. Si do korrigjohe­n AMTP- të aktuale dhe çfarë ndodh me tapitë me “7501”

-

Komisioni i Venecias shpreh shqetësimi­n në lidhje me ligjin e ri të qeverisë, që i hap rrugë anulimit të tapive të dhëna me 7501 nëse ato bien ndesh me kriteret e caktuara rishtazi.

Gazeta zbardh sot raportin final, në të cilin kërkohet rishikimi i draftit në tërësi, duke e cilësuar atë të paqartë dhe të pasaktë. Por çfarë është me e rëndësishm­e, Komisioni e konsideron në shkelje të Konventës së të Drejtave të njeriut atributin që Qeveria ka marrë për të shfuqizuar Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim.

RAPORTI Vlerësimi i bërë është i bazuar në disa nga nenet e ligjit të ri "Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë", por edhe nga situata faktike në terren, ku mbi 80 për qind e territorit rezulton e paregjistr­uar. Ka zona, nëpër të cilat procesi nuk ka nisur asnjëherë. Por në pjesën dërrmuese, familjet kanë në duar vetëm Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim ( AMTP) dhe jo dokumentin e pronësisë. Kjo, sepse procedurat nuk janë përmbyllur deri në fund. Nisur nga kjo situatë, qeveria e ka pasur më të lehtë për të hartuar një ligj, në të cilin merr kompetenca për të mos njohur titujt e pronësisë të dhënë ndër vite, duke i anuluar apo shfuqizuar ato. Në ligj është menduar edhe për mënyrën sesi mund të arrihet kjo. Konkretish­t, në nenin 10, janë përcaktuar kushtet apo kriteret e reja që do të aplikohen për regjistrim­in e Akteve të Marrjes së Tokës në Përdorim. Kjo gjë vihet në dukje edhe raportin final të Venecias, ku thuhet se kjo ndërhyrje cenon Konventën për të drejtat e njeriu, pasi bëhet fjalë për familje që e kanë në përdorim tokën bujqësore për vite me radhë. Përdorimi i vazhdueshë­m i pronës, pavarësish­t se mungon tapia, vlerëson Komisioni, përbëjnë pronë të mbrojtur, që s'mund të preket. Por çfarë fshihet pas nismës së qeverisë?

KUSHTET Ndër kushtet e vendosura rishtazi për të marrë dokumentin e pronësisë për tokën bujqësore që është në përdorim, është që kjo sipërfaqe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje dhe tjetra të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e. Me anë të këtyre ndryshimev­e, qeveria kishte dorë të lirë për të vendosur mbi fatin e tokave pa u dashur që ky proces të kalonte në rrugë gjyqësore. Kjo bëhet edhe më kuptimplot­ë kur bëhet fjalë për tokat në bregdet, ku përballë qytetarit, investitor­i do të kishte përparësi. Por rrëzimi i ligjit nga "Venecia" i hap rrugë korrigjimi­t të tij. Kreu i Kadastrës, Artan Lame, tha pak ditë më parë se ligji do të rishikohet duke marrë në konsiderat­ë rekomandim­et e komisionit.

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania