Panorama (Albania)

“Shqipërisë i dhamë vizat në mirëbesim, sot mijëra kërkojnë azil”, Macron: Franca “jo” për negociatat

Kryeminist­ri takon në Bruksel Donald Tusc: Një nga zërat më të fortë në frontin e ‘ PO’- së

- ARISTIR LUMEZI

Pas deklaratav­e të Presidenti­t francez Macron dhe Kancelares Merkel në lidhje me zgjerimin e BE- së, Kryeminist­ri Rama ka postuar një thënie të shkrimtari­t të njohur meksikan, Octavio Paz.

“E vetmja gjë që bashkon sot Europën është plogështia e saj përballë fatit”, citon Rama. Dje, Kryeminist­ri Rama u takua në Bruksel me Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk, institucio­n ku pritet të vendoset për fatet e negociatav­e më 18 tetor. Në “Facebook”, ndërsa ka shpërndarë foto nga takimi, Rama shkruan se Tusk është “një ndër zërat më të fortë në frontin e Po- së për hapjen e negociatav­e”. “Bruksel – me Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk, një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO- së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan Rama.

QËNDRIMI Kryeminist­ri Rama u nis dje drejt Brukselit për të marrë pjesë në tryezën e Partive Popullore Europiane, ku është takuar me krerët e shteteve të BE- së, për të kërkuar mbështetje. Rrugës për në Rinas, kreu i qeverisë regjistroi një mesazh që e ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, që kishte të bënte për qasjen e tij ndaj vendimit të Këshillit Europian për negociatat. Sipas Ramës, Franca vazhdon të ketë qëndrim kundër hapjes së negociatav­e për Shqipërinë. Kreu i qeverisë tha se nuk është as optimist dhe as pesimist për situatën, por ka shtuar se Shqipëria ka mbështetje­n si asnjëherë më parë nga vendet e BE- së. Rama informoi se Kancelarja Gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen sot në Tuluz, në kuadër të samitit franko- gjerman të dy qeverive. Një nga temat, sipas tij, “do të jetë edhe vendimmarr­ja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimt­ar i BEsë lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rama vlerësoi se Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivis­ht për një “Po”, për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidenti­t Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. “Nuk jam as optimist as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë ‘ Ponë’ e merituar dhe se më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Pak, por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot shumë më tepër nga vetë BE- ja se sa nga Shqipëria apo nga Maqedonia e Veriut”, tha Rama. Kryeminist­ri informoi se “tani po niset për në Bruksel bashkë me Kryeminist­rin Zaev për të takuar kryeminist­rat e qeverive socialiste dhe progresist­e të BE- së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Do të komunikojm­ë shpejt përsëri”, tha ai.

 ??  ?? KANCELARJA MERKEL DHE PRESIDENTI FRANCEZ, MACRON
KANCELARJA MERKEL DHE PRESIDENTI FRANCEZ, MACRON
 ??  ?? Rama me Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk
Rama me Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania