Panorama (Albania)

Zaev: BE po tregon se nuk beson në Marrëveshj­en e Prespës

-

Eurokomisi­oneri Johanes Hahn deklaroi dje në Bruksel në një konferencë të përbashkët me Kryeminist­rin e Maqedonisë, Zoran Zaev, se nëse nuk do të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, do të rrezikohet besueshmër­ia e Bashkimit Europian. “Një frenim i zgjerimit të BE do rrezikonte besueshmër­inë e këtij bashkimi shtetesh”, tha Hahn. Ndërsa Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishte i prerë në kërkesën e tij, ku u zotua se vendi që drejton, synon të anëtarësoh­et me çdo kusht në BE. Ai tha se BE nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tij për arritjen e Marrëveshj­es së Prespës. “Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Europian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativ­ë tjetër përveç kësaj. Bashkimi Europian në qershor shtyu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave, por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin përfundimi­sht negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologj­inë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le t’i fillojmë tani dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni. Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshj­en e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk na i hapni negociatat, do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend, por edhe në rajon, por edhe Bashkimi Europian do të humbasë besueshmër­inë e tij. Prandaj, mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë. Nëse BE nuk arrin një marrëveshj­e për hapjen e negociatav­e me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshj­en e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshj­a e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshj­et më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE ‘ e ndëshkon’ këtë marrëveshj­e duke shtyrë negociatat e anëtarësim­it, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”, apeloi Zoran Zaev.

 ??  ?? KESHILLI EUROPIAN
KESHILLI EUROPIAN
 ??  ?? Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev
Kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania