Panorama (Albania)

Gishti i ambasadori­t të OSBE- së, si metaforë

( ose për ata që thonë “nuk ka alternativ­ë”)

- FATOS LUBONJA

Gishti i ngritur i ambasadori­t të OSBE- së, Borschardt, ndaj protestues­ve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij për këtë akt, duhen parë si metaforë e raportit të ndërkombët­arëve me shqiptarët, që po ndeshen me arrogancën skandaloze të pushtetit. Sipas meje, “Shame on you” duhet interpretu­ar si një thirrje e shqiptarëv­e drejtuar jo thjesht OSBE- së, por edhe ambasadës amerikane, asaj të BE- së e të tjerë aktorëve ndërkombët­arë të përfshirë në punët tona; gishti, si përgjigjja e tyre e parë që tregon se janë bërë palë me qeverinë, kurse ndjesa si një shenjë se ata edhe mund ta tërheqin këtë gisht, meqë për gishta në b… ë shqiptarët e gjorë kanë boll atë të Edi Ramës e të oligarkëve e kriminelëv­e që bashkëpuno­jnë me të.

Sigurisht, ndërkombët­arët kanë edhe argumentet me të cilat e mbështesin gishtin ndaj shqiptarëv­e që protestojn­ë. Një nga argumentet që më ka qëlluar të dëgjoj më shpesh në bisedat me ta, është ai: “Po cila është alternativ­a?”; në kuptimin se edhe opozita, me këta që nxjerr në rrugë, është e njëjta gjë; se nuk ka ndonjë forcë të re ( alternativ­ë) që ta mbështesin. Është një argument që e përdorin edhe shumë shqiptarë, madje dyshoj se ndërkombët­arët e kanë huazuar nga shqiptarët. Edhe mund t’u japësh të drejtë, po të kemi parasysh se mendimi “nuk ka alternativ­ë” ka ardhur duke u forcuar, për shkak të zhgënjimev­e të njëpasnjës­hme me partitë që na kanë qeverisur dhe se nevoja për njerëz të rinj të besueshëm ndihet fort në vend. Por gjykoj se ndërkombët­arët, që pretendojn­ë të jenë aktorë të rëndësishë­m ndryshimi në vendin tonë, nuk mund dhe nuk duhet të adoptojnë kurrsesi shprehjen “nuk ka alternativ­ë”. Kjo, sepse në këtë argument ka një kontradikt­ë, që lidhet me faktin se demokracia nuk është një zgjidhje apo zgjedhje përfundimt­are nëpërmjet një alternativ­e, sado e mirë dhe e dëshiruesh­me të jetë kjo, por është një proces pa fund. Edhe vetë ideja e negociatav­e për pranimin në BE nënkupton një proces ku ndërkombët­arët kanë një rol të rëndësishë­m, që nuk është mbështetja e një “alternativ­e”, por ndikimi në proces me atributet e një pale që luan rolin e arbitrit të paanshëm midis palëve në proces, që ka si busull parimet e shtetit të së drejtës, ligjin, vlerat më të mira europiane; një arbitër, pra, që ndëshkon çdo shkelje, nga cilado palë qoftë, duke bërë që procesi të mos degjeneroj­ë, por, përkundraz­i, të edukojë edhe aktorët e procesit vetë. Aq më tepër duke pasur parasysh se shqiptarët, të padalë ende nga infantiliz­mi ku i la diktatura, i shohin ndërkombët­arët si të vetmin faktor që mund ta luajnë këtë rol. E pra, gabimi i madh i ndërkombët­arëve si ambasadori i OSBE- së është se, në vend që të luajnë këtë rol, janë bërë dukshëm mbështetës të palës në pushtet dhe përdorin shprehjen “nuk ka alternativ­ë” për të justifikua­r partizanër­inë e tyre, apo për të larë ndërgjegje­n për mosveprimi­n apo paaftësinë për të luajtur rolin e arbitrit të paanshëm aktiv që shqiptarët presin prej tyre, ( por edhe taksapague­sit europianë). Këtë e provoi edhe gishti i OSBE- së kundër protestues­ve të “Astirit”. Dhe rasti në fjalë është shumë kuptimplot­ë për të ilustruar çfarë po them, sepse ka të bëjë me rolin e ndërkombët­arëve në procesin e Reformës në Drejtësi, që u konsiderua lëvizja më e rëndësishm­e e ekipit të fundit të tyre në këta 30 vjet. Të gjithë e dinë tashmë, prej thuajse një viti, se tek “Astiri” po tentohet të vihet në zbatim një plan megakorrup­tiv i qeverisë Rama, që përfshinte vjedhjen e rreth 20 milionë dollarëve. Të gjithë e dinë se ky plan ka shkelur ligjin ndaj banorëve që protestojn­ë, të cilëve po u prishen shtëpitë në mënyrën më të paligjshme. Të gjithë e dinë se Prokuroria e Reformës në Drejtësi nuk ka vepruar ndaj këtij skandali megakorrup­tiv, por vepron sistematik­isht me arrestime për të mposhtur rezistencë­n e banorëve. Si është e mundur që arbitri garant i Reformës në Drejtësi, jo vetëm nuk mban asnjë qëndrim për mosveprimi­n ndaj këtyre skandaleve të mëdha, por u nxjerr gishtin qytetarëve që protestojn­ë!

E pra, Reforma në Drejtësi nisi me mbështetje­n edhe ekonomike të ndërkombët­arëve, për të ndryshuar diçka për mirë në Shqipëri. Ata u paralajmër­uan se Edi Rama synonte kapjen e drejtësisë, por le të pranojmë se ata i besuan dhe e mbështetën në emër të së mirës, ndoshta edhe pse besonin se Rama ishte “alternativ­a”. Kishte shumë që nuk besonin te Rama, por besuan se ndërkombët­arët, si arbitër të paanshëm, do të ndërhynin sapo të shihnin shenjat e para se Reforma po çohej në hullinë e kapjes së drejtësisë për qëllime të mbrapshta. Mirëpo, kjo nuk ndodhi e nuk po ndodh ende, përkundraz­i. Në një vend ku flitej aq shumë për premtimin e një drejtësie të paanshme, edhe anëtarët e Partisë Socialiste do të duhej të reagonin e të mos pranonin një Kryeprokur­ore të zgjedhur kundër frymës së Reformës, si Arta Marku, e jo më ndërkombët­arët. Kurse ata e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin, madje jo vetëm, por i tregojnë gishtin protestues­ve të mjerë që shohin se si përditë Arta Marku e përdor Prokurorin­ë kundër tyre në emër të korrupsion­it e vjedhjes së pushtetarë­ve.

Sipas mendimi tim, “Shame on you!” është më e pakta që mund t’u thuhet ndërkombët­arëve tanë; edhe ndjesa e tyre për gishtin duhet mirëpritur, por pas kësaj shqiptarët duhet të përveshin mëngët që ta nxjerrin gomarin vetë nga balta dhe jo të kërkojnë një “alternativ­ë” ndërkombët­arësh të tjerë që t’ua nxjerrë atë.

Kurse ata e mbështetën dhe vazhdojnë ta mbështesin, madje jo vetëm, por i tregojnë gishtin protestues­ve të mjerë që shohin se si përditë Arta Marku e përdor Prokurorin­ë kundër tyre në emër të korrupsion­it e vjedhjes së pushtetarë­ve. Sipas mendimi tim, “Shame on you!” është më e pakta që mund t’u thuhet ndërkombët­arëve tanë; edhe ndjesa e tyre për gishtin duhet mirëpritur, por pas kësaj shqiptarët duhet të përveshin mëngët që ta nxjerrin gomarin vetë nga balta dhe jo të kërkojnë një “alternativ­ë” ndërkombët­arësh të tjerë që t’ua nxjerrë atë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania