Panorama (Albania)

Nëna e Bledar Toçit: Kokainën e përdorte burri për dhimbje koke

-

Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për "Top Channel", prapaskena­t e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën, kontrollin policor, dozat e kokainës që u gjendën në apartament dhe marrëdhëni­en e të birit me viktimën dhe Marsidën, që u shndërrua në protagonis­te të një ngjarjeje ende me shumë pikëpyetje. Disa prej të cilave i ngre dhe vetë Fatbardha Toçi, dy djemtë e së cilës janë nën arrest. "Po të ishin në grup, në lidhje, si do të jetonim në këtë shtëpi 50 m2? Ai ka qenë në shtëpi me qira në Tiranë 10 vjet dhe erdhi këtu se nuk i dilte. Gruaja i iku në Itali me djalin se ka prindërit atje. Dhe Bledari do të ikte, por po priste të bënte dokumentac­ionin. Është thënë se është në atë punë prej xhaxhait të vet deputet, por Bledari është i përgatitur, me 3 fakultete. Bledari është pa shtëpi. Jeton këtu me ne. Ka punuar te Presidenti, në Gardë. Nëse do të merrej me këto që thuhet, si do të merrej në ato pozicione pune?! Në shtëpi u gjendën 7 doza të vogla që i përdor burri im si qetësues për dhimbjen e kokës. Ai i ka siguruar vetë ato diku në Laprakë. Tani vonë i ka filluar se nuk po i duronte dot dhembjet e kokës. Ka pësuar një aksident të rëndë dhe e ka jetë të dytë këtë. Dihet kush është ai që u vra. Le ta merrte Policia në dorë. Pse e la atë?! Pse e akuzojnë Bledarin, pse e vrave?! Po vetëmbrojt­je është. Kushdo që ka përballë një që do ta gjuajë, si do të reagojë?! Do të mbrosh veten përballë një krimineli. Ne nuk e kemi pasur e as do ta kemi këtë traditë të vrasjes. Ishte aksidental­e. Ai u mbrojt", shprehet Fatbardha Toçi, nëna e policit Bledar Toçi.

 ??  ?? Fatbardha Toçi, nëna e Bledar Toçit
Fatbardha Toçi, nëna e Bledar Toçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania