Panorama (Albania)

Karta e Studentit, Raiffeisen Bank mbështet bashkinë

Drejtori Canacaris: Paketë shërbimesh falas dhe lehtësi në akses

-

Krahas shërbimeve në institucio­net publike dhe private, si kinema, teatro, muzeume, dyqane të ndryshme kancelaris­h e të tjera, nga dje, studentët e pajisur me kartë do kenë mundësi që edhe shërbimet në Raiffesise­n Bank t’i marrin me tarifa zero ose të reduktuara ndjeshëm. Kjo, falë marrëveshj­es së bashkëpuni­mit që Bashkia e Tiranës nënshkroi me këtë bankë në mbështetje të projektit “Karta e studentit”. Në takimin me kryebashki­akut Erion Veliaj, drejtori i përgjithsh­ëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris, vlerësoi bashkëpuni­min me bashkinë që i shërben gjeneratës së ardhshme. “Në këtë kartë do kenë ulje në organizata të ndryshme, do kenë një paketë falas në bankën tonë, për të mësuar se si funksionon një bankë. Unë e di që gjenerata e re nuk është si ne, ata nuk duan të shkojnë nëpër degët e bankave, kështu që do të kenë më pak kontakte me sportelin, pasi do të përdorin byzylykët, telefonat dhe gjithçka që ofrojmë për aplikimet dixhitale. Ne jemi shumë krenarë si Raiffeisen për bashkëpuni­min me bashkinë, kemi bërë një sërë projektesh dhe do vijojmë të bëjmë edhe shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Canacaris. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falënderoi Raiffeisen Bank për gatishmëri­në e treguar për të bashkëpunu­ar që në momentet e para të emetimit të kartës së studentit, ndërsa theksoi se shërbimet që ofrohen nga kjo bankë do jenë të vlefshme edhe në rrjetin e saj jashtë vendit. “Do të ofrohen shërbime me tarifa zero për hapjen e llogarive rrjedhëse, për të marrë një kartë debiti etj.. Unë besoj se për të gjithë studentët që kanë shuma të vogla dhe ku përqindjet e bankave hanë pak nga ajo shumë e vogël që një student menaxhon në tarifat e veta mujore, kjo ulje dhe zerimi i këtyre tarifave nga Raiffeisen është jo vetëm një gjest bujar, por një ndihmë e jashtëzako­nshme, sidomos për prindërit që dërgojnë të ardhura, por edhe për studentët, që nesër me një kartë Raiffeisen­i do të udhëtojnë si studentë të Erazmus dhe logon e famshme të zezë me të verdhë të Raiffeisen do ta shohin në shumicën e kryeqytete­ve të Europës”, tha Veliaj, duke shtuar se qëllimi i marrëveshj­es me Raiffeisen është të pajisë studentët me kulturën e nevojshme të mënyrës se si funksionon sistemi bankar dhe të nxisë ekonominë formale nëpërmjet bankave.

 ??  ?? Drejtori i përgjithsh­ëm i Raiffeisen Bank, Canacaris dhe kryebashki­aku Veliaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Drejtori i përgjithsh­ëm i Raiffeisen Bank, Canacaris dhe kryebashki­aku Veliaj, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania