Panorama (Albania)

Pence: Turqia pranoi armëpushim në Siri, kurdët do të tërhiqen

-

Dërgimi i një delegacion­i me zyrtarë të lartë amerikanë për të takuar Presidenti­n e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, ka rezultuar i suksesshëm dhe me pezullimin e luftës në Siri për 120 orë. Delegacion­i i nivelit të lartë përfshinte zëvendëspr­esidentin amerikan, Mike Pence, Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltar­in e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien. Takimi nisi i akullt, me Presidenti­n Erdogan që shfaqi edhe fizikisht autoritet ndaj presionit amerikan me sanksione dhe mënyrës sesi i ishte drejtuar Trump gjatë një letre. Pence njoftoi pas takimit se SHBA dhe Turqia arritën një marrëveshj­e për të pezulluar ofensivën ushtarake turke në Siri. “Një javë pasi forcat turke kaluan në Siri, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord për një armëpushim atje. Do të jetë një pauzë në operacione­t ushtarake për 120 orë, ndërsa Shtetet e Bashkuara lehtësojnë tërheqjen e YPG ( luftëtarëv­e kurdë) nga zonat e prekura në zonën e sigurt dhe pasi të përfundojë kjo, Turqia ka pranuar të ndërpresë ofensivën ushtarake plotësisht...”, tha ai. Pence shtoi se Presidenti Trump i ishte shumë mirënjohës për këtë rezultat Presidenti­t Erdogan dhe se SHBA nuk do të vendosë sanksione të tjera. REAGIMI I TRUMP Presidenti Trump e quajti armëpushim­in si një rezultat të jashtëzako­nshëm që shpëtoi jetë. “Në emër të Shteteve të Bashkuara dua të falënderoj Turqinë, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë mbledhur së bashku dhe e kanë bërë këtë të ndodhë... Dhe gjëja tjetër që dua ta falënderoj si grup, janë kurdët, sepse ata ishin jashtëzako­nisht të lumtur me këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje që me të vërtetë iu shpëtoi jetën e tyre, sinqerisht”. ANGAZHIMI I SHBA Pence tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përfshihen në Siri, por jo ushtarakis­ht. “SHBA do të vazhdojnë të angazhohen diplomatik­isht, politikish­t dhe natyrisht në ndihmë humanitare dhe mbështetje për të gjithë personat e prekur në këtë rajon”, tha Pence. Ai tha se SHBA nuk e mbështet aksionin e Turqisë në Siri, por ishte tërheqja e trupave amerikane që i mundësoi Turqisë inkursioni­n në Siri. ZYRTARËT TURQ Ministri i Jashtëm turk, Mevlud Cavusoglu, tha se marrëveshj­a nuk është për armëpushim, por se “do të ndalojmë operacioni­n në Siri për 120 orë me qëllim që terroriste­t të largohen, vetëm nëse përmbushen kushtet tona dhe vendoset zona e sigurisë në një hapësirë 20 milje në lindje në lumit Eufrat deri në kufirin me Irakun”.

Mbetet pa sqaruar se çfarë do të ndodhë me trupat siriane dhe ato ruse apo si do të reagojnë ata tani që janë afruar në kufirin me Turqisë, me kërkesë të kurdëve, pas tërheqjes ushtarake të SHBA nga rajoni.

 ??  ?? Përshëndet­ja e akullt Erdogan- Pence
Përshëndet­ja e akullt Erdogan- Pence

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania