Panorama (Albania)

BE nuk i hap negociatat Shqipërisë, arsyet pse refuzuan Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja

ÇFARE THANE MACRON E MERKEL, REAGON SHBA: VENDIM ZHGENJYES

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, e shpjegoi votën e tij të qartë kundër negociatav­e me Shqipërinë, të lidhur me numrin e lartë të azilkërkue­sve shqiptarë në vendin e tij.

Gjatë konferencë­s për gazetarët në Bruksel, në përfundim të takimit dyditor të krerëve të qeverive në Këshillin Europian, Macron tha se “e ka të vështirë t’ua shpjegojë qytetarëve francezë nëse do të merrte një vendim për çeljen e negociatav­e për Shqipërinë”. Sipas tij, nëse do të hapeshin negociatat për anëtarësim­in e Shqipërisë, qytetarët francezë nuk do të arrinin ta kuptonin këtë qëndrim. “Pikësëpari, për Shqipërinë është e vështirë t’u shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociata Shqipërisë. Shqipëria konsideroh­et vend i sigurt dhe numrin e lartë të azilkërkue­sve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me numrin e azilkërkue­sve. Nuk mund të bëjmë gjëra, që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por ka disa vende që kanë një problem të tillë, janë probleme që duhen rregulluar. Ka disa kushte që nuk plotësohen. Duhet gjetur zgjidhja e duhur që është e lidhur me principet tona. Kjo është një çështje për Shqipërinë dhe duhet zgjidhur, por nuk është kjo arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës”, tha Presidenti i Francës.

DEBATET Kreu i Elizesë pranoi që ka pasur debate në Këshillin Europian për çështjen e zgjerimit dhe hapjes së negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Sa i përket zgjerimit, dëgjova kolegët e mi dje, diskutuam shumë, kam bërë thirrje për koherencë, nëse nuk ka funksionua­r ashtu siç duhet më parë, si mund të funksionoj­ë më tej?! Duhet patjetër të fillojmë me reformimin për t’u hapur dyert vendeve të tjera. Duhet të ketë një koordinim. Nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm, duke marrë parasysh problemet, me të cilat po përballemi”, tha Macron. Ai vlerësoi përpjekjet e dy Kryeminist­rave, Rama dhe Zaev, për të plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por shtoi se kërkohet edhe më shumë progres, si nga dy vendet, ashtu dhe nga vetë Bashkimi Europian. “Na duhet më shumë fuqi, koherencë, solidarite­t, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel. Na duhet një reformim, duhet të reformojmë procesin në mënyrë që të ketë dallime me atë që ishte më përpara. Ka pasur disa vende, në fakt, jo pak, por disa që ishin kundër hapjes së negociatav­e. Janë vënë në pah përpjekjet e dy vendeve, Rama dhe Zaev kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres për proceset tona dhe më pas të vazhdojmë me të tjerat. Le të mos gabojmë, në momentin që hapen negociata, ka edhe disa çështje të tjera më pas që duhen plotësuar. Duhet të koordinojm­ë përpjekjet tona në mënyrë që t’i ndihmojmë popujt e këtyre dy vendeve, pasi nuk është thjesht çështja e hapjes së negociatav­e. Duhet të finalizojm­ë reformat tona. Nëse ne do të vijojmë me reformat tona, atëherë mund të vijojmë më tej me procesin e zgjerimit, pasi nuk mjafton thjesht hapja e dyerve ndaj këtyre vende. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende, të cilat kërkojnë të bëhen pjesë e BEsë. Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces”, tha Macron.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania