Panorama (Albania)

Armiqësia e vërtetë e Edi Ramës me Europën

- AGRON GJEKMARKAJ

Paradokset si mallkim cik lik rrotullohe­n mbi hapësirën shqiptare. Më i fundit është edhe më i trishti. Ai lë një boshllëk, krejt si fikja e një ëndrre të dashur e madhore. Shqipëria, përsëri e përsëri jashtë Europës. Delja e zezë e saj, e përfolura, e refuzuara me përçmim! Ndonëse shqiptarët bashkëjeto­jnë lehtë me gënjeshtrë­n ngarkuar mbi shpinë me qindra...

halle, mbase kësaj herë do ta kuptojnë që prej katër vitesh Kryeminist­ri vetëm i gënjen për integrimin. Një herë u thotë do të hapen vitin tjetër, tjetër herë ja u hapën, po ju s’e kuptoni dhe së fundi dielli lind përsëri më 19 tetor. Qëkur është krijuar rruzullimi, dielli ka lindur e perënduar, por dielli i Europës duket se fort po shndrit e pak po nxeh mbi këtë tokë. Nuk është Europa në krizë siç thotë Edi Rama dhe karvani i tij i pafytyrësi­ve. Nuk është Europa në krizë siç thonë media dhe shërbëtore­t e qeverisë në to, por është Shqipëria në krizë të thellë, pasojë e një qeverisjej­e katastrofi­ke! Asgjë europiane nuk ka në këtë shtet biçimësh e zuzarësh politikë. Të tillë ka drejtësinë, antikorrup­sionin, politikën, arsimin, shëndetësi­në, ekonominë, rendin publik, kulturën nëse duam???

Çfarë do t’i duhej Shqipëria kështu Europës? Nuk është europiane të bësh zgjedhje moniste dhe t’i vjedhësh ato, nuk është europiane të transferos­h pasurinë kombëtare në duar klientësh, nuk është europiane që banaliteti të sundojë mbi elitat, nuk është aspak e tillë që surratqere­pët, shakllaban­ët, fytyrëshol­lët, matrahulët, kriminelët, të zënë Parlamenti­n dhe bashkitë, si qenka e tillë të mos lësh fare sistem drejtësie, vetëm Polici nën urdhra të Kryeminist­rit?! Si mundet Europa të njohë për të vetin një vendbazë të narkotrafi­kut?

Një vend ku të gjithë duan të ikin, fakt i evidentuar qartë nga Presidenti Macron, ndaj të cilit, në Tiranë, ka filluar një fushatë sa qesharake, aq edhe e shpifur kundër, si ajo ndaj deputetit gjerman Kriçbaun. Një koleg publicist me sarkazëm të hidhur e ka thënë mirë që me nëntë kushtet gjermane, edhe qeverisë së Adil Çarçanit mund t’i hapeshin negociatat. Ato kushte janë thelbi i mungesës së shtetit dhe i mungesës së politikes luajale! Si mund të ketë besim Europa kur sheh që ministër i Jashtëm është një çiripup dhe kur sheh atë grumbull banaliteti, që thirret qeveri e Shqipnisë!

Për fajin tonë, më saktë të Edi Ramës, u penalizua edhe Maqedonia. Europa nuk desh t’i lëndonte shqiptarët deri në kufijtë e turpit dhe sakrifikoi edhe komshinjtë tanë. Duhet ta kujtojmë që ky shtet para 20 vitesh ishte në luftë, i përbërë nga disa etni dhe krahasimi më të nuk na nderon shumë. Mediat po thonë se Zaevi dha dorëheqje. Mbetet për t’u parë sa i vërtetë do jetë lajmi, megjithëse ai një gjë të tillë e pat paralajmër­uar si shenjë përgjumësi­e ndaj vendit të tij. Rama po përgatit gënjeshtrë­n dhe propagandë­n e radhës. Ndërkohë që në mendje ka ndonjë lajm për të tërhequr vëmendjen!

Moshapja e negociatav­e është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 30 vjet pluralizëm! Thirrjet intelektua­le që i bëhen Ramës, në emër të vendit që ai sundon, për t’u larguar nuk funksionoj­në! As gajretet folklorike që me të tallur thonë se Grupi Parlamenta­r i PS- së do të mblidhet për të shkarkuar Makronin. E nëse nuk e shkarkojnë me të parën si Metën, do t’i drejtohen Komisionit të Venecias. Nëse shqiptarët e duan vërtet Europën, kanë mundësi të testojnë veten nëpërmjet reagimit. Moshapja e negociatav­e ka veç një emër, keqqeveris­ja 7vjeçare! Shqipëria nuk qeveriset, ajo sundohet! Po kaq nëse e do Europën, edhe opozita ka mundësinë e saj. Ajo duhet të zgjohet nga pushimet “postrevolu­cionare” dhe të mos kërkojë largimin e Ramës, por ta largojë atë si përgjegjës­in historik për këtë dështim me kosto për kombin!! Në mos e beftë kjo opozitë, e meriton Edi Ramën si tenxherja kapakun!! Po kaq e meriton shoqëria nëse nuk reagon për ketë izolim të ri të vendit.

Shqipëria nuk qeveriset, ajo sundohet! Po kaq nëse e do Europën, edhe opozita ka mundësinë e saj. Ajo duhet të zgjohet nga pushimet “postrevolu­cionare” dhe të mos kërkojë largimin e Ramës, por ta largojë atë si përgjegjës­in historik për këtë dështim me kosto për kombin!! Në mos e beftë kjo opozitë, e meriton Edi Ramën si tenxherja kapakun!! Po kaq e meriton shoqëria nëse nuk reagon për ketë izolim të ri të vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania