Panorama (Albania)

Rama nuk ndryshon pas refuzimit të BE, Basha: Gjermania nuk gënjehet

"Në vend që të plotësonim kushtet, putheshim me Mogherinin"

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, bëri përgjegjës Kryeminist­rin Rama për moshapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian.

Në një bashkëbise­dim me gazetarët pas përgjigjes negative që mori Shqipëria nga Këshilli Europian, kreu i selisë blu tha se refuzimi i BE- së erdhi për shkak të problemeve që ka Shqipëria, ndërsa po tentohet të shitet si problem i brendshëm i vetë unionit. "Megjithatë, ka një përpjekje për ta shitur të sotmen si një përplasje mes vendesh anëtare të Bashkimit Europian dhe jo si një çështje që ka të bëjë me Shqipërinë, me keqqeveris­jen, me problemet e përditshme të shqiptarëv­e, që nuk kanë nevojë as të kesh studiuar Bashkimin Europian dhe as të jesh politolog, që në këtë gjendje asnjë vendi nuk mund t'i hapet drita jeshile për t'u bërë pjesë e Europës. Këtë ta thotë qytetari i parë që takon kur të dalësh këtu nga dera apo në cilido zonë apo lagje të Tiranës, apo në cilindo fshat apo qytet të Shqipërisë dil e pyeti: A jeni gati?. Dhe e merr përgjigjen nga shqiptari. Pse?! Sepse vendi jo vetëm nuk po qeveriset, por po sundohet shumë larg standardev­e minimale që shqiptarët i njohin, që sundojnë në Europë; standardev­e të barazisë para ligjit, standardev­e të institucio­neve që iu shërbejnë qytetarëve, të standardev­e të një vendi që iu takon të gjithëve, jo vetëm një grushti njerëzish. Kjo është e vërteta", tha Basha. Referuar precedentë­ve të mëparshëm me Serbinë dhe Malin e Zi, hapja me kushte ishte maksimumi që pritej sipas Bashës. Por edhe kjo nuk ndodhi, pasi sipas tij Rama veproi ndryshe nga homologët e Serbisë dhe Malit të Zi. "Në vend që të plotësonim kushtet shtesë të Bundestagu­t, vazhduam të putheshim dhe të përqafohes­him me Federica Mogherinin, këta thoshin që ne i kemi bërë detyrat, ' plastë armiku!', ' plaçin fashistët!'. Nuk hapen negociata me propagandë", tha Basha.

MOSBESIMI I sapokthyer nga Gjermania, kreu i selisë blu tha dje se vendet e Bashkimit Europian nuk gëzonin besim të plotë te raportet e Komisionit Europian. "Është e vërtetë që jo vetëm në këtë mbledhje, por tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në lidhje me raportin e Komisionit Europian për Zgjerimin. Dhe këtë tha edhe Holanda. Këtë tha edhe Franca, jo vetëm në raport me krimin dhe korrupsion­in, por edhe në raport me një problem, të cilin Franca e ndien dhe e sheh përditë, problemin e azilkërkue­sve shqiptarë", vijoi Basha. Adresimi i 9 kushteve të Bundestagu­t janë e vetmja rrugë sipas kryedemokr­atit Lulzim Basha për të tejkaluar krizën, në të cilën ndodhet vendi. Basha mendon se piketat janë hedhur, pavarësish­t prej vullnetit të mbrapshtë të qeverisë. Ndërkohë, i pyetur nëse do të ishte i gatshëm për të bashkëpunu­ar për një platformë, Basha u shpreh: "Mendoj se kësaj pyetjeje i kemi dhënë përgjigje jo sot, as para një jave, po prej më shumë se një viti dhe me dokumentin gjerman të Bundestagu­t, në udhërrëfye­sin për hapjen e negociatav­e, unë mendoj se është fare e qartë cila është përgjegjës­ia e çdokujt. Ne si opozitë e përqafojmë këtë dokument, e vlerësojmë dhe e kreditojmë atë si planin e rrugës së daljes nga kriza. Udhërrëfye­sin e daljes nga kriza. Pa lojëra, pa hile, pa mashtrime, pa propagandë", tha Basha

 ??  ??
 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA, DJE GJATE KONFERENCE­S
KRYEMINIST­RI RAMA, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? Basha, dje me gazetarët
Basha, dje me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania