Panorama (Albania)

Tritol makinës, kush është 52- vjeçari që i shpëtoi atentatit

Shpërthimi kur 52- vjeçari Artion Bylyku hipi në makinën ku ishte vendosur 500 gramë tritol, një pjesë e eksplozivi­t s'u aktivizua

-

Një makinë luksoze e blinduar u hodh në erë mëngjesin e djeshëm me eksploziv C4, por fatmirësis­ht pronari që ishte brenda në mjet nuk u lëndua.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07: 10, në rrugën "Siri Kodra", përballë ish- Frigorifer­it, në Tiranë, kur i dëmtuari Artion Bylyku, 52 vjeç, sapo kishte hipur në makinën e tij tip "Mercedes Benz S Class". Burime nga Policia thanë dje se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga aktivizimi në distancë i një sasie të konsiderue­shme eksplozivi C4, që ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës. Por, gjatë këqyrjes së mjetit nga ekspertët kriminalis­të, u zbulua edhe një tjetër sasi eksplozivi në pjesën e pasme, poshtë bagazhit, që fatmirësis­ht nuk ishte aktivizuar. Ekspertët e Xhenios bënë shpërthimi­n e kontrollua­r të pjesë së mbetur të tritolit dhe më pas kryen veprimet e tjera hetimore në vendin e ngjarjes. Ndërsa oficerët e Krimeve të Rënda morën në pyetje pronarin e makinës, i cili për fatin e tij të mirë shpëtoi pa lëndime serioze, për shkak se mjeti i tij ishte e blinduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke sekuestrua­r fillimisht pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi. "Në rrugën ' Ramazan Bogdani', në automjetin në pronësi të shtetasit A. B. dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimi­t nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha zyrtarisht Policia.

I DEMTUARI Artion Bylyku, 52- vjeçari që i shpëtoi dje mrekullish­t atentatit me eksploziv në makinën e tij, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku jeton bashkë me familjen. Ai vinte herë pas here në Shqipëri, pasi kishte një biznes automjetes­h dhe pjesësh këmbimi që i sillte nga jashtë. Së fundmi kishte sjellë në Tiranë 4 makina luksoze. Kjo veprimtari e tij është një nga pistat që po hetohet aktualisht nga grupi i oficerëve të Krimeve të Rënda që kanë marrë në dorë ngjarjen. Por nga ana tjetër, një tjetër pistë jo pak e rëndësishm­e është edhe fakti se Artion Bylyku është kunati i Domart Konjarit, një personazh i njohur i botës së krimit pas viteve ' 90 në Tiranë, por vitet e fundit edhe në Francë e vende të tjera të Europës. Vetë Bylyku, i cili i shpëtoi atentatit, që për grupin hetimor nuk ka asnjë dyshim se kishte për qëllim eliminimin e tij, nuk rezulton person me precedentë, apo që të ketë pasur më herët probleme me drejtësinë. Para më shumë se 25 vitesh, ai ka qenë i dyshuar për përfshirje­n në një vrasje të ndodhur në Tiranë, që nuk u arrit t'i provohej asnjëherë dhe nuk u ndalua kurrë për të. I pyetur nga oficerët e grupit hetimor, për ndonjë dyshim apo person konkret që mund të ketë dashur eliminimin e tij, Bylyku ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd. Madje ka supozuar që ngjarja mund te jetë edhe ndonjë lajthitje në objektiv, duke qenë se makinën e kishte sjellë për ta shitur në Tiranë. Megjithëse një arsyetim i tillë nuk e ka bindur grupin hetimor, për faktin se në makinë ishte vendosur një sasi e madhe eksplozivi C4, por edhe duke qenë se makina ishte e blinduar. Një mjet i tillë, gjithmonë ka rezultuar të përdoret nga persona që i frikësohen një atentati të mundshëm, apo kanë probleme me persona të ndryshëm.

 ??  ?? Makina e blinduar që u hodh në erë me eksploziv
Makina e blinduar që u hodh në erë me eksploziv
 ??  ??
 ??  ?? Artion Bylyku
Artion Bylyku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania