Panorama (Albania)

Tre kamionë dhe njëzet e gjashtë milionë orë

- VETON SURROI

1. Në vitin 2021, tre kamionistë do ta dëshmojnë nivelin bazik të lirive në Ballkanin Perëndimor. Njëri do të hyjë në Serbi nga Hungaria me destinacio­n final Gjirokastr­ën. I dyti do të hyjë në Portin e Durrësit nga Italia, me destinacio­n të fundit qytetin Bijelina në Bosnjë- Hercegovin­ë. Dhe i treti do të...

hyjë në Maqedoninë Veriore nga Greqia, me destinacio­n të fundit qytetin Nikshiq të Malit të Zi. Që të tre kamionistë­t, duke hyrë me letërnjoft­im - me kusht që t’i respektojn­ë rregullat e komunikaci­onit - nuk do të ndalen nga asnjë zyrtar i cilitdo shteti, nëpër të cilin kalojnë ( Serbi, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Kosovë, Bosnjë- Hercegovin­ë e Mal të Zi) deri në destinacio­nin final. Nuk do të ndalen, pra, në dogana, sepse të këtilla nuk do të ketë, dhe nuk do të ndalen, pra, as në vendkalime kufitare, sepse ato do të jenë më shumë punkte kontrollue­se policore të trafikut rrugor, sesa vendhyrje statike kufitare çfarë janë tani.

Një ardhmëri të këtillë krejtësish­t të afërt, që duhet të ndodhë brenda dy vjetësh, premtuan Presidenti i Serbisë, Vuçiç, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Rama, dhe ai i Maqedonisë, Zaev. Të tre përsëritën një shifër që e kishin dëgjuar ritualisht në takimet e Procesit të Berlinit nga zyrtarët e Bankës Botërore, se vendet e Ballkanit Perëndimor i detyrojnë kamionistë­t që për çdo vit të humbasin 26 milionë orë pritje nëpër vendkalime­t kufitare. Dhe, nënshkruan deklaratën për të vendosur atë që në mënyrë popullore quajtën “mini- Shengen” ballkanik, e që, në fakt, është synim që të krijohet një treg i përbashkët 20- milionësh i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë treg të përbashkët nuk do të lëviznin lirisht vetëm tre kamionistë­t e përmendur. Duke u mbështetur te katër liritë europiane që përbëjnë kurrizin themelues të BE- së ( të qarkullimi­t të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave) një i papunë nga Podujeva do të punojë lirisht në Mostar, një e papunë nga Sombori në Vlorë dhe një e papunë nga Prilepi do të punësohet legalisht në Herceg- Novi. Ndërkohë, ndërmarrës­it kosovarë do ta blejnë kombinatin e qumështit në Suboticë, investitor­ët nga Beogradi do të investojnë në mermerin kosovar dhe ata maqedonas do ta blejnë verarinë e Hercegovin­ës. 2. Nga perspektiv­a e sotme, nënshkrimi i tre liderëve më shumë se projektim i mirëmbësht­etur i ardhmërisë mund të quhet fantashken­cë.

Në mënyrë që të tre kamionistë­t të realizojnë udhëtimin e tyre të papenguar, që të papunët e përshkruar të punojnë me dokumentac­ion të rregullt brenda hapësirës 6BP ( Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe që ndërmarrës­it të investojnë me siguri të plotë në shtetet e këtij regjioni, duhet të ndodhin së paku këto ndryshime thelbësore.

Një, të bëhet unifikimi i sistemit doganor ( deri në Union), në atë mënyrë që Serbia ta konsideroj­ë si pikë të veten doganore Durrësin, Maqedonia Veriore Bosanski Brodin dhe Kosova atë afër Herceg- Novit në kufirin KroaciMal të Zi.

Dy, ky unifikim në trajtimin e mallrave të vlejë për trajtimin e hyrjeve të njerëzve, pra, që hyrja në vendkalimi­n Horgosh, që ndan Hungarinë e Serbinë, të jetë hyrja e vetme kontrolli për qytetarin e Tepelenës, ashtu siç është kur hyn nga Kakavija prej Greqisë. Ose, që qytetari i Suharekës ta prezantojë letërnjoft­imin e tij në Bosanski Brod, duke hyrë nga Kroacia dhe që kjo të jetë pikë e vetme kontrolli deri sa të mbërrijë në shtëpi.

Tre, barasvlefs­hmëri të sistemeve juridike në mënyrë që leja e punës e muratorit të Malishevës në Novi- Sad, e mësueses të Uzhicës të punësuar në Gjilan dhe e elektricis­tit të Manastirit të punësuar në Podgoricë, të nënkuptojë edhe sigurimin social dhe atë pensional, të pranueshëm nga vendi i prejardhje­s dhe nga vendi i punësimit. 3. Realizimi i vetëm këtyre tri pikave nënkupton së paku dy kapërcime konceptual­e. Një, se kemi të bëjmë me gjashtë vende që e respektojn­ë njëra- tjetrën si të barabarta, kanë një nivel të përafërt vlerash e qëndrimesh dhe synimesh, të mbështetur­a në një nivel krahasimis­ht të përafërt zhvillimi socio- ekonomik. Dhe dy, se këto shtete janë të gatshme për ndërtim të institucio­neve të përbashkët­a që do të rregullojn­ë hapësirën e “katër lirive” ballkanike.

Por, siç është evidente, nuk kemi të bëjmë me vende të barabarta. Serbia nuk e njeh Kosovën si të tillë e rrjedhimis­ht nuk e bën ( për shkak të Republikës Serbe) as Bosnjë- Hercegovin­a. Për më tepër, nuk kemi të bëjmë me nivel të përafërt vlerash e synimesh të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova, një shtet i kapur, ende jeton me konflikt të papërfundu­ar me Serbinë, në të cilën ende ekziston narracioni publik e institucio­nal që çoi në okupimin e Kosovës më 1989, aparteidin e vendosur atëherë dhe tentimin për gjenocid më 1999. Bosnjë- Hercegovin­a ende funksionon në bazë të një marrëveshj­eje armëpushim­i ( Dayton) e jo një sistemi kushtetues- juridik të vetin.

Dhe, vijimisht, është vështirë të paramendoh­et në ardhmërinë kaq të afërt ( 2021) sesi baza e shënimeve të policive të gjashtë vendeve përbashkoh­et në një apo se ministritë e gjashtë shteteve vendosin një institucio­n koordinues. Nëse Serbia angazhohet që Kosova të mos jetë pjesë e përbashkës­isë institucio­nale të policive në Interpol – pra, të mos ndajë shënime me Argjentinë­n, Korenë Jugore dhe Tunizinë - si mund të angazhohet për përbashkës­i institucio­nale të policive në nivel të 6BP?

Për më tepër, si do të zgjidhet lëmshi i marrëveshj­eve për tregti të lirë? Sot, shtetet e 6BP janë formalisht në një hapësirë të tregtisë së lirë me Moldavinë në CEFTA. Pastaj, çdonjëra ka marrëveshj­e me BE- në e gjatë këtij muaji Serbia bëhet pjesë edhe e Unionit Ekonomik Euro- Aziatik. A do të konsideroh­et malli i Uzbekistan­it që hyn lirisht në Serbi më 2021 mall që hyn lirisht edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor? 4. Nuk besoj se tre kamionistë­t e këtij rrëfimi do të kenë sukses më 2021. Ata do të jenë pjesë e humbjes së mëtejme të 26 milionë orëve në vit nëpër kalime kufitare, sepse këto kalime kufitare janë indikatorë të gjendjes së shteteve, si dhe marrëdhëni­eve mes shteteve e popujve e ato nuk janë të mira.

Por, megjithëkë­të, mendoj se nuk është një iniciativë që do hedhur apo ndalur. Në fakt, në mungesë të energjisë dhe ideve politike në Europë karshi Ballkanit dhe posaçërish­t në mungesë të vullnetit politik për ta integruar këtë regjion në BE në një afat më të përafërt, alternativ­a e krijimit të një hapësire të katër lirive në Ballkanin Perëndimor ka disa benefite, në radhë të parë politike dhe ato kanë një emërtues të përbashkët: ndeshje me realitetin. Realitet është se integrimi në BE nuk është fare i afërt për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe realitet është se ato janë të detyruara të bashkëpuno­jnë edhe pa e pasur fare perspektiv­ën e integrimit europian.

Qeveria e re e Kosovës do të përputhet me lindjen e një politike të re, që mund të ndikojë edhe në “dialogun”. Më saktësisht, në formulën si të rregullohe­n marrëdhëni­et mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë brenda kontekstit të katër lirive europiane në Ballkan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania