Panorama (Albania)

Gjinushi del mbi dekretin e Presidenti­t, Fuga: Duhet vendim nga Kushtetues­ja

Riemërimi në Akademi pas dorëheqjes nga PSD- ja, akademiku konfuz: Jam anëtar i rregullt prej ’ 89- ës… prej 15 majit

- ANILA DEDAJ

Të biesh si kryetar partie, e të zgjohesh si anëtar i rregullt akademie, apo t’i kryesh të dyja funksionet në kundërshti­m me ligjin.

Edhe vetë akademiku Skënder Gjinushi bëhet konfuz, e nuk e përcakton dot qartë se cili është rasti i tij, ndërsa Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të parë me dyer të mbyllura, bëri dje emërimin e tij zyrtar si kryetar Akademie, duke e konsiderua­r si të pavlefshëm Dekretin e Presidenti­t Ilir Meta të datës 11 korrik. Asambleja mundësoi “kurorëzimi­n” e akademikut, duke miratuar fillimisht Statutin e ri të ASH- së që ka hyrë në fuqi më 8 tetor, e mandej i la hapësirë dhe shpalljes së hapjeve të vendeve të reja për anëtarë të Asamblesë me titullin “Akademik” dhe “Akademik i asociuar”. I zgjedhur me ligjin e vjetër ( ligji nr. 9655, datë 11.12.2006) e i emëruar me të riun ( ligji nr. 53/ 2019), Gjinushi duket se e ka më të lehtë të flas për funksionin e Presidenti­t, sesa të tijin. “Sipas ligjit të vjetër, Presidenti duhet të bëjë vetëm emërim, nuk ka asnjë target tjetër”, thotë ai. Konfuz bëhet, kur i duhet të shpjegojë një nga argumentet që Meta rendit, ndërsa e konsideron procesin zgjedhor të 24majit në ASH si “problemati­k”: atë të kalimit nga kryetar partie, në anëtar të rregullt Akademie, pozicion i domosdoshë­m për t’u bërë kryetari i këtij institucio­ni. “Kjo është përpjekja e dëshpëruar e Presidenti­t për të gjetur ndonjë lajthitje. Dorëheqja është shumë e qartë. Jam anëtar i rregullt i Akademisë prej datës që kam dhënë dorëheqjen… Prej ’ 89- ës”, thotë akademiku i pyetur nga “Panorama” për datën se kur është bërë riemërimi i tij, si anëtarë i rregullt i Akademisë, duke qenë se ligji i vjetër me të cilin u bënë zgjedhjet nuk lejonte që një funksionar i lartë politik të ishte njëherazi edhe anëtar i rregullt i ASH- së. ( Sipas ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, me të cilin u mbajtën zgjedhjet, në nenin 6/ 1 të tij citohej se Statusi si akademik i rregullt përfundon kur anëtari “zgjidhet ose emërohet në funksione drejtuese në parti politike a në organe kushtetues­e”.) Edhe pse ligji vjetër citon qartazi funksionet drejtuese në parti, ku vështirë se përjashtoh­et të qenit kryetar i një partie, siç Gjinushi ka qenë deri në datën 15 maj, kryetari i ri i Akademisë mundohet të justifikoh­et duke thënë se: “Ligji i ri e ka të qartë se në cilat poste duhet dhënë dorëheqja, ndërsa i pari nuk e thotë fare”.

“AKADEMIA ËSHTË UZURPUAR”, GJINUSHI PËR FUGËN: UZURPIMI BËHET KUR PAKICA I IMPONOHET SHUMICËS

Duke iu përgjigjur akademikut Artan Fuga, i cili pas mbledhjes që emëroi Gjinushin kryetar të ASH- së u shpreh se “Akademia është uzurpuar”, matematici­enti u përgjigj se: “Institucio­n që me shumicë dërrmuese uzurpon veten nuk ka. Uzurpimi përdoret kur një pakicë i imponohet shumicës. Reforma në ASH është bërë edhe me ndihmën e politikës, të faktorëve që duhet të kontribuoj­në në reformë, por edhe nën presion me pengesa politike të segmenteve të caktuara, e inspiruar nga grup mediokrish, që reformën e ngatërrojn­ë me antireform­ën”. Përpos kësaj, kryetari i sapoemërua­r u shpreh se ASH- ja ka qenë nën një presion të vazhdueshë­m që reforma në këtë institucio­n të ishte njësoj si ligji i IAL, që kërkon të hiqen tituj profesorës­h dhe ribërjen e kësaj trupe. Edhe vendimin e Metës, e konsideroi si politik, duke lënë të nënkuptohe­t se shkaqet e vërteta të refuzimit të tij si kryetar, nuk kanë të bëjnë me shkeljet e pretenduar­a “Ndihem shumë mirë, se nuk u soll vullneti i politikës në ASH. Fakti që faktorë të ndryshëm, në momente të caktuara, kanë kundërshtu­ar, edhe pengesat që kanë krijuar, tregon qartë që reforma ishte jashtë ndikimeve politike. Ishte kundër politikave në tavolinë që kërkonin ndërhyrje në ASH. Mesa duket edhe Presidenti në një moment u bë palë me këto lloje segmentesh, e rrjedhimis­ht, ligji, kuvendi i dha të drejtën ASH- së, sepse ajo është një institucio­n autonom. Rektorët i zgjedh vet trupa e pedagogëve, kryetarin e ASH edhe kryetarin e ASH e zgjedhin vet akademikët. Edhe 43 vota akademikës­h vlejnë më shumë se një firmë Presidenti”, tha më tej Gjinushi.

 ??  ??
 ??  ?? Neni 6/ 1, gërma c, ligji nr. 9655, datë 11.12.2006
Neni 6/ 1, gërma c, ligji nr. 9655, datë 11.12.2006
 ??  ?? Skënder Gjinushi
Skënder Gjinushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania