Panorama (Albania)

Betohet anëtari i ri i Kushtetues­es, SPAK do ta nisë punën me hetimin e 400 dosjeve

Bashkë me Vitore Tushën, Gjykata Kushtetues­e shkon në dy anëtarë

-

Besnik Muçi është anëtari i parë i Gjykatës Kushtetues­e. Ai është betuar ditën e djeshme në institucio­nin e Presidencë­s në prani edhe të zyrtarëve të SHBA e BE- së. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Presidenca njoftoi se: “Në Institucio­nin e Presidenti­t të Republikës, në prani të përfaqësue­sve të institucio­neve të pavarura, ambasadorë­ve si dhe përfaqësue­sve të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua sonte ceremonia e betimit para Presidenti­t të Republikës Sh. T. Z Ilir Meta, të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetues­e, Gjyqtarit z. Besnik Muçi”, lajmëroi Presidenca. Pas ekzekutimi­t të Himnit Kombëtar dhe leximit të dekretit, gjyqtari Muçi, duke vendosur dorën mbi Kushtetutë­n e Shqipërisë, bëri edhe betimin. “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutë­s së Republikës të Shqipërisë!” Tri ditë më parë, Presidenti Ilir Meta dekretoi Besnik Muçin, gjyqtar të Gjykatës Kushtetues­e. Prokurori Muçi, ish- kandidat për Kryeprokur­or, u konfirmua në detyrë më 1 gusht 2018 nga KPK, ndërsa vendimi i konfirmimi­t në detyrë është apeluar dhe po shqyrtohet aktualisht nga Kolegji i Pavarur i Apelimit, për pamjaftues­hmëri në kriterin e pasurisë. Muçi ka shërbyer si prokuror pranë Prokuroris­ë për Krimet e Rënda. Ai gjithashtu ka qenë edhe ish- kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Besnik Muçi ishte i renditur i treti nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ndër 4 kandidatë. Para z. Muçi, sipas KED- së, ishte Arta Vorpsi me 89.642 pikë dhe Elsa Toska me 85.428 pikë, ndërkohë i treti me 81.928 pikë renditej Besnik Muçi dhe pas tij vinte Regleta Panajoti 80.285 pikë. “Presidenti i Republikës, pasi shqyrtoi praktikën dhe dokumentac­ionin e përcjellë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim ka vendosur të përzgjedhë kandidatin Besnik Muçi për t’u emëruar gjyqtar në Gjykatën Kushtetues­e, kryesisht mbështetur në këto arsye të cilat evidentohe­n dhe janë vlerësuar edhe më hollësisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në vendimet e tij”, thuhej në dekretin e Presidenti­t të datës 16 tetor.

 ??  ?? Besnik Muçi, dje gjatë betimit
Besnik Muçi, dje gjatë betimit
 ??  ?? Përfaqësue­s të selive diplomatik­e gjatë betimit të Muçit
Përfaqësue­s të selive diplomatik­e gjatë betimit të Muçit
 ??  ?? Besnik Muçi, dje gjatë betimit te Presidenti
Besnik Muçi, dje gjatë betimit te Presidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania