Panorama (Albania)

Refuzimi i negociatav­e, reagon SHBA: Zhgënjyese, presim vendim pozitiv para verës 2020

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar zhgënjyes vendimin e Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Departamen­tit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, reagoi pas vendimit të Bashkimit Europian për të mos hapur negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shprehur zhgënjim për këtë vendim. "Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtim­in e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlan­tik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmër­inë e rrugës së tyre për në BE dhe do t'u ishte kundërvënë vendosmëri­sht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimor­e dhe komuniteti­n euro- atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha ' jo' as Shqipërisë, as Maqedonisë së Veriut dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dyja vendet përpara Samitit BE- Ballkani Perëndimor verën tjetër", thuhet në deklaratën e DASHit. Ortagus thekson se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i të dyja vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet antikorrup­sion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dyja vendet të mbeten të palëkundur­a në ndërtimin e shoqërive transparen­te, të bazuara në rregulla dhe demokratik­e që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkët­a të stabilitet­it dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor", thuhet në deklaratën e Departamen­tit amerikan të Shtetit.

 ??  ?? Zëdhënësja e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus
Zëdhënësja e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania