Panorama (Albania)

MERKEL: ZHGËNJIM PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË, S’DUHET T’U KTHEJMË SHPINËN

-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha dje se në mbledhjen e Këshillit Europian të Kryeminist­rave nuk u arrit konsensusi për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja tha se ky vendim i BE- së patjetër që do të shkaktojë zhgënjim mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ajo tha se mirëkupton edhe qëndrimin e Presidenti­t Macron për reformimin e sistemit të zgjerimit të Bashkimit Europian. “Janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatav­e. Ne kemi diskutuar për këtë, problemi është se cili do të jetë efekti nëse hapen negociatat. Patjetër që do të zhgënjehen si Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, edhe Shqipërisë. Unë fola me Zaev, por e mbështes në një pikë Macron sa i përket procesit ë zgjerimit që duhet reformuar”, tha Merkel. Sipas Kancelares, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë progres, po ashtu edhe Shqipëria, për të cilën Merkel pajtohet me Presidenti­n Macron në çështjen e emigracion­it. Por ajo u bëri një apel vendeve të BE- së se kanë bërë një premtim për dy vendet ballkanike dhe ky premtim duhet mbajtur. “Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë, ne vërtet dëshirojmë që të ndodhë hapja e negociatav­e. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatav­e. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, por edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka pasur ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët. Bëhet fjalë për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë dhe jo për anëtarësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë edhe emigrimin, megjithëse Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket kësaj çështje. Në fakt, kur bëjmë premtime, patjetër që duhet t’i mbajmë dhe nuk duhet t’u kthejmë shpinën vendeve, ndërkohë që bëjmë premtime. Në fakt, janë disa faza sa i përket anëtarësim­it në BE”, tha Merkel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania