Panorama (Albania)

Prapaskena­t e “JO”- së për Shqipërinë, çfarë kërkuan vendet skeptike gjatë darkës

Franca për shkak të azilantëve, Holanda dhe Spanja për kriminalit­etin e shqiptarëv­e, ndërsa Danimarka për korrupsion­in dhe shtetin ligjor

-

Presidenti francez, Emannuel Macron, ishte i bindur për “Jo” ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa nisur ende takimi i 17 tetorit.

Këtë e kishte shprehur qartë që në takimin e Tuluzës me kancelaren gjermane Merkel, ku si shkak për Shqipërinë ishin kërkesat e larta për azil nga ana e shqiptarëv­e në Francë, por dhe nevoja për një reformë të thellë në lidhje me procedurat e hapjes së negociatav­e. Franca qëndroi lokomotivë e palëkundur në qëndrimin e saj refuzues, duke tërhequr pas vetes edhe vagonët e tjerë, skeptikë, si Holanda, Danimarka, Spanja, por dhe Greqia, aspak inkurajues­e për Shqipërinë për shkak të minoriteti­t të saj. “Nuk patëm vendim. Nga vendet e BE- së pati disa vende që e kundërshtu­an hapjen e negociatav­e për Shqipërinë”, tha kancelarja Merkel pas takimit. Takimi i radhës ku do të diskutohet sërish për zgjerimin e BE- së do të jetë në Zagreb, në maj të 2020- ës. Lobimit të madh nga shumica absolute e vendeve anëtare të BE- së gjatë darkës së 17 tetorit duke u gdhirë data 18, Danimarka iu përball me problemati­kën e korrupsion­it që ekziston në Shqipëri dhe të shtetit ende të dobët ligjor. Holanda nxori si pretekst për qëndrimin e saj kriminalit­etin nga shqiptarët në këtë vend, ndërsa Spanja, për krimin e organizuar me origjinë shqiptare sa i takon narkotikëv­e. Në hije mbeti edhe Greqia, e cila këmbënguli në mungesën e respektimi­t nga ana e Shqipërisë të pronave të minoriteti­t grek.

PËRPLASJA

Por, përveç këtyre justifikim­eve me sfond shqiptar, Franca dhe Gjermania në këtë debat i kanë pasur sytë në drejtimin e ri të Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe Parlamenti­t Europian, ndarjen e pushteteve mes tyre. Për këtë arsye, Kancelarja Merkel edhe pse ishte një prej mbështetës­eve kryesore për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duket se nuk ka dashur të përplaset me Presidenti­n Macron për dy vendet e Ballkanit Perëndimor kur qëllimi i debatit ishte te drejtimi i ri i institucio­neve të Bashkimit Europian. Bernd Riegert, analist i DW shkruante dje se “vetëm një President, francezi Emmanuel Macron, mbajti qëndrimin e refuzimit total. Ai tha jo për kandidatët dhe jo për procesin e anëtarësim­it në përgjithës­i. Dy të tjerë, Kryeminist­ri holandez dhe Kryeminist­ri danez, u fshehën pas hijes së tij dhe i refuzuan bisedimet me Shqipërinë”. Sipas tij, argumenti i Macron- it, se Shqipëria nuk mund të fillojë bisedimet e anëtarësim­it, pasi shumë shqiptarë kërkojnë azil në Francë, gjithashtu nuk qëndron. “Më 2018, vetëm 74 shqiptarëv­e iu dha e drejta e azilit në Francë. 8000 aplikimet e tjera kanë të bëjnë me emigrantë ekonomikë, që mund të kthehen. Çështja është se përse kushtet ekonomike në Shqipëri janë kaq keq, sa që kaq shumë njerëz duan të largohen. Procesi i anëtarësim­it, që me siguri mund të zgjasë dhjetë vjet apo edhe më shumë, mund të shfrytëzoh­et për ta bërë edhe më të aftë këtë vet dhe për ta afruar te standardet e BE- së. Kjo nuk nënkupton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hynin menjëherë në BE dhe se menjëherë do të vlente lëvizja e lirë e krahut të punës, përkundraz­i”, shkruan Bernd Riegert.

 ??  ?? Krerët e vendeve të BE
Krerët e vendeve të BE
 ??  ?? Faksimile e dokumentit final të BE
Faksimile e dokumentit final të BE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania