Panorama (Albania)

Dorëheqja e Zaev, Shkupi: Qeveria vazhdon konsultime­t

-

Menjëherë pas deklaratav­e se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u vendos për hapjen e negociatav­e, mediat e huaja njoftuan për dorëheqjen nga posti i Kryeminist­rit të Maqedonisë së Veriut, të Zoran Zaev. Por, qeveria e Shkupit nuk e ka konfirmuar këtë lajm, duke njoftuar se Kryeminist­ri po zhvillon konsultime­t me faktorin politik në vend. “Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme po zhvillon konsultime intensive në nivele të ndryshme, duke i pasur parasysh konfuzione­t e sjella nga Këshilli Europian, me të cilat anulohet marrja e vendimit për fillimin e negociatav­e për anëtarësim­in e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Gjatë konsultime­ve, vendimet merren ekskluzivi­sht në pajtim me interesat më të lartë të shtetit dhe qytetarëve. Sapo të merret çfarëdollo­j vendimi, të njëjtat menjëherë do të publikohen. Gjatë ditës së sotme, Zaev vendosi kontakt edhe me njerëzit e parë të qeverive të Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe me liderë të tjerë evropian, përfshirë këtu edhe euro- komisarin Han. Nga të gjithë liderët evropian ka arritur porosi e qartë për mbështetje të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve në vazhdimin e rrugës së reformave dhe integrimev­e. Liderët evropian kanë dhënë mirënjohje dhe vërtetim për të gjithë hapat që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe potencon se vendi dhe qytetarët kanë qenë të përgatitur plotësisht për fillimin e bisedimeve, por që disa vende të BE- së nuk kanë qenë të gatshme për këtë gjë”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

 ??  ?? Zoran Zaev
Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania