Panorama (Albania)

BALLA: KËSHILLI EUROPIAN REFUZON VENDIMIN E INSTITUCIO­NEVE TË VETA

-

Është një përplasje e madhe konceptual­e mes Francës dhe Gjermanisë dhe nuk është thjesht për zgjerimin, por edhe për elementë të tjerë të mënyrës së funksionim­it të Bashkimit Europian, për të cilat ne jemi më pak të vëmendshëm, sepse fokusi ynë është me të drejtë te pjesa jonë. Mekanizmi është i tillë që mund të jenë dakord të gjithë, mjafton që njëri të thotë Jo dhe është Jo.

Dëgjova Kryeminist­rin e Holandës. Ai tha se Shqipëria ka bërë progres të madh, por nuk ka bërë mjaftueshë­m. Mjaftueshë­m në raport me çfarë? Sepse, nëse e konsideroj­më progresin si një progres lidhur me gatishmëri­në e Shqipërisë për t'u bërë anëtare e Bashkimit Europian, patjetër që është krejt i pamjaftues­hëm. Por, nëse e krahasojmë me çfarë na është kërkuar në radhë të parë dhe çfarë kemi bërë, me çfarë u është kërkuar dhe çfarë kanë bërë vendet e tjera që sot janë në Bashkimin Europian, në kohën kur negocionin përpara nesh, është shumë më tepër sesa ato, jo sepse ne jemi më të zotë, por sepse procesi ka ardhur duke u bërë gjithmonë e më i vështirë, gjithmonë e më kërkues. E nëse ne e bëjmë këtë, nuk kemi asnjë pendesë, sepse e bëjmë për veten tonë. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë, sepse na duhet për vendin tonë. Por, në momentin kur i ke vënë barrikadën procesit, duke ngritur çështjen e funksionim­it të Bashkimit Europian dhe duke ngritur shqetësimi­n se kështu nuk vazhdohet më, shtimi i bishtave nuk është korrekt.

Mbrëmë, cilido nga vendet që ka hyrë në Bashkimin Europian mbas rënies së komunizmit, të ishte në vendin tonë, nuk e merrte "PO"- në. Sepse tema ishte gjetkë, çfarë Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, tha dje se vendimi i Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon se po refuzohen vendimet e marra nga institucio­net e vetë BE- së. "Bashkimi Europian në strukturën e vet përbëhet nga tri institucio­ne bazë, Këshilli, Parlamenti dhe Komisioni. Komisioni Europian rekomandoi në qershor të këtij viti që Shqipërisë t'i hapen bisedimet për anëtarësim, bazuar në një analizë faktike dhe shumë të detajuar lidhur me atë që Shqipëria ka realizuar në 5 prioritete­t bazë, ndër të cilat pa dyshim guri i themelit mbetet Reforma në Drejtësi. Po kështu, edhe Parlamenti Europian, 11 muaj më parë, miratoi një rezolutë që vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret. Tani, po brenda BE- së, Këshilli nuk bie dakord, ose thënë qartë, refuzon vendimin e institucio­neve të veta. Mendoj se kjo më shumë është një çështje e kredibilit­etit të vetë BE- së sesa e procesit që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë... Edhe për sa i përket një argumenti që u përdor nga Presidenti francez, lidhur me numrin e azilkërkue­sve shqiptarë në Francë; numri i azilkërkue­sve shqiptarë në Francë është i pakonsider­ueshëm në krahasim me numrin e azilkërkue­sve të Rumanisë, Bullgarisë apo Kroacisë. Raporti mund të jetë 1 me 100. Pra, pretendimi i azilkërkue­sve nuk qëndron", tha Balla dje në Elbasan. do të bëjmë me shtëpinë tonë, me rregullat, me mënyrën e funksionit etj.. Presidenti i Francës në konferencë ishte brutalisht i hapur në atë që tha. Ka qenë më i hapur sesa çdo herë tjetër në publik, ndërkohë që janë tema që në takime ai i trajton rregullish­t. Vuri në pikëpyetje gjithë metodologj­inë e negociatav­e, vuri në pikëpyetje gjithë procesin, duke kërkuar ndryshimin e këtij procesi, jo duke kërkuar që të përjashtoh­emi ne nga Europa. Por duke kërkuar ndryshimin e këtij procesi, sipas tij, për ta bërë më efektiv për Bashkimin Europian dhe për vetë vendet që negociojnë. E quajti një proces ultraburok­ratik dhe kërkon një ndryshim metodologj­ie. Është absolutish­t në të drejtën e tij dhe nuk është se mund të thuash që e ka gabim për atë sesi e shtron dhe për qëllimet që ka.

KOSOVA Për sa i përket Albin Kurtit, në dijeninë time, do të takohemi në ditët në vijim, ka kërkuar të më takojë. E pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcime­t e tij. Bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëni­en mes dy qeverive dhe në raport me marrëveshj­et e bëra. Mendoj që duhet të shkojmë përtej marrëveshj­eve të bëra dhe shpresoj që me qeverinë e re të mund të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme, e cila, faktikisht, në këtë fushë nuk arriti të bëjë shumë. Kam edhe disa propozime të reja, që do t'ia bëj atij dhe besoj se për ta shtyrë këtë bashkëpuni­m më thellë, është momenti për të konsiderua­r vendosjen e një ministri Shteti në dy anët, ministri i Shtetit për Bashkëpuni­min me Kosovën nga Shqipëria dhe ministri i Shtetit për Bashkëpuni­min me Shqipërinë nga Kosova dhe për të pasur një pikë referimi institucio­nal që merret çdo ditë me procesin e bashkëpuni­mit, me ndjekjen e marrëveshj­eve dhe me gjithë çfarë mendoj se duhet bërë më tutje dhe ka shumë për të bërë. Natyrisht që me shumë kënaqësi do të dëgjoj idetë e freskëta të Albinit, tani që shpresoj dhe besoj që, nëse s'do ketë ndonjë çudi, por nuk ma ha mendja, do të marrë përgjegjës­inë dhe do kalojë nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes.

E nëse ne e bëjmë këtë, nuk kemi asnjë pendesë, sepse e bëjmë për veten tonë. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë, sepse na duhet për vendin tonë. Por, në momentin kur i ke vënë barrikadën procesit, duke ngritur çështjen e funksionim­it të Bashkimit Europian dhe duke ngritur shqetësimi­n se kështu nuk vazhdohet më, shtimi i bishtave nuk është korrekt.

PËRGJEGJËS­IA Është absolutish­t e vërtetë që është përgjegjës­ia ime pse Franca dhe Gjermania kanë dy qasje të ndryshme për të ardhmen e Bashkimit Europian. Nuk kam arritur dot t'i bëj bashkë dhe t'i bind se cila është rruga e duhur që të jenë në harmoni me njëri- tjetrin. Është përgjegjës­ia ime pse zhvillohen zgjedhje europiane, në të njëjtën kohë kur duhet marrë një vendim dhe shtyhet vendimi. Është përgjegjës­ia ime pse shumica dërrmuese e vendeve, duke filluar nga Gjermania, thonë "PO", ndërkohë që Franca dhe dy vende të tjera, për arsyet e tyre thonë "JO". Këto të gjitha patjetër janë përgjegjës­ia ime. E nuk diskutohet që një qeveri me të gjithë ata që kur dalin bashkë thonë "jemi opozitë e bashkuar", sot të kishte marrë çeljen e negociatav­e. Nëse në vend të Gentit, p. sh., do të ishte Nard Ndoka, konsensusi do të ishte i garantuar pa filluar fare takimi. Madje, do ta kishin ftuar edhe në darkë që të dëgjonin se si duhet të jetë e ardhmja e BE- së. Këto janë normale, unë i mirëkuptoj, por nuk ka lidhje me temën.

Reformën Zgjedhore, sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it, do ta mbarojmë përpara vitit të ri në Parlament, siç e kam thënë. Pas vitit të ri jemi të gatshëm të diskutojmë për temat e tjera të reformës, të hapur absolutish­t. Reformën do ta bëjmë me dy shkallë. Një nga temat e diskutuara është dhe një temë e jona që ka të bëjë me votën e emigrantëv­e. Ne nuk do ta fusim në këtë shkallë të parë të reformës, sepse do të merremi vetëm me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it dhe para vitit të ri, ne do ta kemi kryer këtë proces dhe do ta kemi - si të thuash - shënuar si të kryer një kërkesë të Bundestagu­t, por që prapë i vlen Shqipërisë, i vlen sistemit tonë zgjedhor, i vlen procesit tonë elektoral, sepse nuk do të ketë më komisione elektorale me parti politike. Kjo do të mbarojë para vitit të ri, duan apo nuk duan ata që me të drejtë kërkojnë përgjegjës­i nga unë pse BE nuk po funksion si duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania