Panorama (Albania)

Gent Ibrahimi: SPAK nis punën me 400 dosje për hetim

Manja: E duam gati deri në fund të vitit me prokurorë të përkohshëm

- MARINGLEN KUME

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Gent Ibrahimi, nuk ishte në gjendje dje të jepte një datë të saktë se kur do të krijohet Prokuroria, që do të hetojë korrupsion­in në nivelet e larta.

Ibrahimi raportoi dje për herë të parë para Komisionit të Ligjeve ku tha se nga 15 kandidatë që janë për SPAK, aktualisht janë konfirmuar 8 prej tyre. Ndërkohë, sipas Kushtetutë­s duhen 10 prokurorë që të nisë punën SPAK. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se këtë ngërç e zgjidh ligji për statusin e prokurorit që lejon lëvizjet paralele. Sipas Manjës, dy prokurorët mund të caktohen përkohësis­ht, duke bërë lëvizje paralele. Ndaj, Manja kërkoi që SPAK dhe Prokurori i Përgjithsh­ëm të zgjidhen deri në fund të këtij viti.

DEBATI Spartak Braho: Ka një pritshmëri për ngritjen e SPAK- ut, të gjithë e dinë që ka një vështirësi se të gjitha varen nga ju. Nga 15, janë miratuar 8 kandidatë, përse nuk filloni punë me 8? Do të thosha se duhet të na jepni një mesazh se edhe me 8 fillohet.

Genti Ibrahimi: Sa i përket çështjes së SPAK, padyshim është legjitim shqetësimi. Tani që flasim, ne kemi 8 prokurorë që mund t’i emërojmë. Dhe në atë çast që ne i emërojmë ata, Prokuroria në atë çast fillon. Por kuptohet që ky vendim do të shoqërohet me 100 veprime të tjera për të rregulluar pasojat e tij. Në momentin që emërojmë këta prokurorë në SPAK, duhet të emërojmë edhe 12 prokurorë të tjerë në Prokurorin­ë e Krimeve të rënda. Do të duhet të ndërpresim shumë caktime të përkohshme për të krijuar hapësira për këta 12. Ka një mori veprimesh që ne jemi përgatitur, që ditën kur do bëjmë emërimin e prokurorëv­e, do të marrim edhe 50 të tjerë. Në lidhje me faktin nëse fillon me 8, unë mendoj se duhet të vendosë këshilli. Unë personalis­ht mendoj se ajo që na mban, është më shumë ngarkesa që do ketë çdo prokuror, pasi secili prej tyre do të ketë 55 çështje, pra 400 dosje. Pa dhënë një datë, por do të angazhohem­i që shumë shpejt të konkludojm­ë me SPAK. Ndërsa BKH do të marrë edhe pak kohë.

Ulsi Manja: Mirë bëni që nuk jepni afate, por Shqipëria, në mbyllje të këtij viti, duhet të ketë Prokurorin e Përgjithsh­ëm, por edhe strukturën e posaçme për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Nuk ka dilema për kuadrin kushtetues dhe ligjor, kemi 8 prokurorë që janë kandidatë për në SPAK, për të cilët vendimi i Komisionit të Pavarur ka marrë formën e prerë. Personalis­ht jam i mendimit se KLP duhet të respektojë në frymë dhe në germë Kushtetutë­n e vendit, konkretish­t neni 148 shkronja dh, pika dy e Kushtetutë­s ku thotë se SPAK përbëhet nga të paktën 10 prokurorë. Por kuadri ligjor që kemi në fuqi e ka zgjidhur këtë, mjafton që ju t’i referoheni ligjit të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të Shqipërisë. Kemi disa prokurorë që e kanë kaluar procesin e rivlerësim­it kalimtar dhe mund të shfrytëzoh­et hapësira e ligjit, duke e rritur në detyrë ose duke bërë lëvizje paralele. E rëndësishm­e është respektimi i Kushtetutë­s. Struktura, në momentin e krijimit, do të duhet të ngrihet duke u kujdesur që t’i respektojë integritet­in. Një strukturë që mund të ngrihet duke u cenuar ky përcaktim kushtetues, do të ishte një hapësirë që do të sulmohej nga politika. Unë shpresoj që metrat e fundit për të dyja institucio­net kushtetues­e, qoftë Prokuror i Përgjithsh­ëm apo SPAK të përmbyllet brenda këtij viti.

 ??  ?? Gent Ibrahimi, dje në Komisionin e Ligjeve
Gent Ibrahimi, dje në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania