Panorama (Albania)

Shkelja e afateve, si e liroi Gjykata Domart Konjarin

Konjari u dyshua edhe për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018

- Domart Konjari

Një ditë pas ekzekutimi­t mafioz të Devi Kasmit, në janar të vitit 2018, Policia e Tiranës shpalli në kërkim policor një person që ishte në kërkuar. Bëhej fjalë për Domart Konjari, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia. E megjithëse në arrati dhe i konsiderua­r si një prej personave me rrezikshmë­ri të lartë, Konjari u kthye në qendër të vëmendjes, si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Emri i Konjarit, si i person i dyshuar për atentatin te Pediatria, përmendej në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikua­r nëse kishte rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes. Më pas, Policia tha se zbardhi vrasjen e Devi Kasmit dhe arrestoi disa persona, mes tyre edhe një shtetas grek, i cili aktualisht ndodhet në qeli, i dyshuar si ekzekutor. Megjithatë, për Konjarin nuk u tha më se çfarë roli kishte pasur në atë krim. Domart Konjari u arrestua fillimisht më 6 nëntor të vitit 2015, në Kapshticë, pasi për të kishte një urdhërarre­st ndërkombët­ar, lëshuar nga autoritete­t franceze, si i përfshirë në një organizatë kriminale që trafikonte drogë. Masa e sigurisë ndaj tij u dha fillimisht nga Gjykata e Korçës, e cila e la në burg, por më pas shpalli moskompete­ncë, duke e transferua­r çështjen te Gjykata e Krimeve të Rënda. Konjari qëndroi në burg deri më 14 mars të vitit 2016, kur Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitjej­e" ndaj tij. Kjo u bë nën argumentim­in ligjor se masat e sigurisë, të vendosura nga gjykatat që kanë shpallur moskompete­ncë, i humbasin efektet pas 10 ditëve. Dhe për Konjarin nuk u dha asnjë masë nga Krimet e Rënda, duke bërë që të shkelen afatet ligjore. Shkelja e tyre çoi edhe në lirimin e Konjarit. Menjëherë pas lirimit, në mars 2016, Prokuroria bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila në maj e rrëzoi kërkesën, pa e marrë nën shqyrtim çështjen. Këto veprime i dhanë kohë Konjarit që të humbte gjurmët dhe prej asaj kohe, ai është në arrati. Lirimi nga qelia i Konjarit u përcoll me bujë deri në kufijtë e një skandali në Gjyqësor dhe shkaktoi një përballje mes Prokuroris­ë dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Përmes një letre drejtuar krerëve të shtetit, ambasadori francez në Tiranë shprehu shqetësim mbi lirimin e Konjarit. Përveç kësaj, gjyqtarët u dërguan për procedim disiplinor nga Ministria e Drejtësisë, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mori asnjë masë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania