Panorama (Albania)

Pengmarrje si në filma, shpëtohet 31- vjeçari

Një i arrestuar në flagrancë, tre të tjerë shpallen në kërkim

-

BURREL - Morën peng 31vjeçarin, një në pranga, tre në kërkim. Në orët e para të së premtes, qyteti i Burrelit u alarmua nga një telefonatë anonime në drejtim të Policisë, ku lajmërohej marrja peng e një të riu në lagjen “Pjetër Budi”. 31- vjeçari u mor me forcë në makinë nga disa persona me maska dhe armë rreth orës 03: 40. Denoncuesi lajmëronte Policinë se rrëmbyesit ishin nga vendi i quajtur “Kthesa e Daçit”, në drejtim të Komsisë. Pas telefonatë­s, efektivët u vunë në ndjekje të mjetit me të cilin lëviznin autorët. Fillimisht, Policia bllokoi hyrje- daljet e qytetit me disa efektivë, ndërkohë nisi krehja e zonës, fshatrave Gërman, Muzhakë, Midhë, Frankth, Batër e Vogël dhe Batër e Madhe. Pas kontrollev­e të shumta u arrit lokalizimi i fshatit, ku autorët kishin dërguar personin e marrë peng, 31- vjeçarin A. Hoti. Me ndihmën e banorëve të fshatit është rrethuar rreth orës 05: 30 banesa ku autorët kishin dërguar pengun. Rezultoi se për dy orë, shtetasit S. L., 32 vjeç, banues në Burrel, në bashkëpuni­m me shtetasit L. I., 34 vjeç, M. B., 24 vjeç dhe S. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Burrel, për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës kishin marrë me forcë në automjet 31- vjeçarin Hoti dhe më pas e kanë dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe. Efektivët e Policisë hynë në banesë dhe fillimisht kanë arritur të shpëtojnë të riun e marrë peng, si dhe kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasin S. L., 32 vjeç, kurse tre të tjerët u shpallën në kërkim. Ndërkohë, një person i katërt po ndiqet në gjendje të lirë, edhe ai akuzohet për bashkëpuni­m me rrëmbyesit, pasi gjithçka ka ndodhur në banesën e tij. Burime pranë Komisariat­it të Policisë Mat bënë me dije se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestrua­r një armë zjarri kallashnik­ov, model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga pengmarrës­it. Nga hetimet e deritanish­me, dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkak të një sherri që personi i marrë peng ka pasur me një nga autorët dhe pengmarrja ka ardhur si formë hakmarrjej­e. Një ngjarje e tillë është pritur me shqetësim nga banorët e Matit, sepse nuk ka ndodhur më parë. Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”. a. l

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania