Panorama (Albania)

U kap me mina dhe drogë, lirohet vëllai i prezantues­es

U dënua me 4 vjet burg, tani do qëndrojë 5 vite në shërbim prove

- LEZHE/

U kap me mina me telekomand­ë dhe kanabis në makinë, rifiton lirinë pas një viti burg vëllai i moderatore­s Alketa Vejsiu.

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Endrit Vejsiun, pasi vuajtja e pjesës së mbetur e dënimit është pezulluar me shërbim prove. Tanimë, 30vjeçari do të mbahet në shërbim prove për një periudhë 5vjeçare. Vejsiu u arrestua më 30 shtator të vitit të kaluar, ku ndërsa po udhëtonte nga Tirana në Lezhë, në makinë kishte 4 mina me shpërthim të telekomand­uar dhe një sasi prej 3 kg kanabis sativa. Gjykata e deklaroi fajtor atë për dy vepra penale. Në vendim thuhet se Vejsiu ishte shpallur fajtor për “Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e”, vepër për të cilën parashikoh­et dënim nga 5 deri në 10 vjet burg dhe “Prodhim të armëve, armëve shpërthyes­e e municionit”, po ashtu me dënim nga 5 deri në 10 vjet. Gjykata i ka dhënë atij nga 5 vjet dënim për secilën prej veprave, minimumin e parashikua­r. Më pas, në bashkim të dënimeve Vejsiu është dënuar me 6 vjet burg. Por duke qenë se i pandehuri i ka pranuar akuzat dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, u dënua përfundimi­sht me 4 vite heqje lirie. Ndërkohë, pas qëndrimit për më shumë se një vit në paraburgim, ku çdo ditë llogaritet sa 1.5 ditë burg, Vejsiu ka rifituar lirinë me kusht. Endrit Vejsiu u arrestua nga Policia e Lezhës mbrëmjen e 30 shtatorit të vitit 2018, pasi në aksin rrugor Milot- Lezhë, në automjetin e tij iu gjetën të fshehura 4 mina me telekomand­ë dhe 3 kilogramë kanabis. Nga hetimet e Prokuroris­ë, Vejsiu rezulton se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga Porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Sipas dosjes hetimore, rezulton se Vejsiu i kishte marrë minat dhe lëndën narkotike në Tiranë, për t’i transportu­ar drejt Shëngjinit. Nga të dhënat e siguruara nga Policia Gjyqësore rezulton se porositësi ishte me profesion taksist dhe merrej me transporti­min e lëndëve narkotike në sasi mbi pesë kilogramë, si dhe në transporti­min nëpër rrethe të lëndëve plasëse, ku në disa raste, për transport përdorte edhe shtetas të tjerë. Duke shfrytëzua­r lidhjet shoqërore që ky shtetas ka në rrethin e Lezhës, me të cilët bashkëpuno­n në ushtrimin e aktiviteti­t të tij kriminal, ky shtetas ka kërkuar blerës për të shitur lëndën narkotike dhe një sasi lënde plasëse, të cilën do ta trafikonte nëpërmjet Portit të Shëngjinit drejt shtetit italian. Pikërisht për të kryer transporti­n, ka rënë dakord që këtë ta kryejë Endrit Vejsiu. Në vijimësi të informacio­neve operative të administru­ara nga shërbimet e Policisë, është mësuar se ky shtetas do të sillte në Lezhë një sasi prej 3 kg lëndë narkotike dhe 4 mina me telekomand­ë. Minat ishin paketuar me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjell­ë me natriban, ndërsa rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa ishte e paketuar gati për shitje. Policia dhe Prokuroria e kishin vënë në survejim personin në fjalë, duke sjellë më pas dhe ndalimin e Endrit Vejsiut. Minat dhe lënda narkotike dyshohet se do të trafikohes­hin nga Shqipëria për në Itali përmes anijeve të mallrave, që do të niseshin nga Porti i Shëngjinit në drejtim të vendit fqinj.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të Endrit Vejsiut
Momenti i arrestimit të Endrit Vejsiut
 ??  ?? Minat dhe droga e sekuestrua­r
Minat dhe droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania