Panorama (Albania)

Fuga: Çështja duhet çuar në Gjykatën Kushtetues­e

-

Akademiku dhe pedagogu Artan Fuga, në përfundim të mbledhjes së Asamblesë, e konsideroi rezultatin e shqyrtimit të dekretit të Presidenti­t duke e zgjedhur akademikun Skënder Gjinushi në krye të ASH- së, si një akt joligjor e në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe shtetin e së drejtës. “E konsideroj uzurpim të një posti publik, që e fut Akademinë e Shkencave në një hulli joligjore, duke komproment­uar rëndë të gjitha vendimet që do të marrë. Unë besoj se do të ketë forca që do ta çojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetues­e për t’u gjykuar. Vazhdon vuajtja e ASHsë, ndërkohë që mendimi im ishte që kjo zgjedhje dhe refuzimi nga Meta u bë me një ligj që nuk është më në fuqi. Procedura u mbyll. Edhe nëse sot gjykohet një vendim që është marr me një ligj të vjetër, përmes një ligji të ri, kjo i jep ligjit një vendim prapavepru­es, tërësisht në kundërshti­m me tërë kulturën juridike që është sot në Shqipëri. Unë mendoj që duheshin ribërë zgjedhje të reja dhe të fillonte procedura nga e para. Me rrëzimin që bëri Meta me dekretin e tij, procesi u mbyll dhe nuk mund të vazhdojë në një kontekst tjetër ligjor”, u shpreh Fuga. Ndërkohë, akademiku nuk e shikon si problemati­ke faktin se në zgjedhje mund të hyjë një kandidat i vetëm. “Kjo s’ka rëndësi. Dhe jam kundër kësaj, se mund të bëhen me detyrim dy kandidatur­a,. Nuk mund ta detyrosh një trup të ketë një kandidat të dytë, sepse mund të ndodh siç ndodh edhe në një parti politike, që kandidati i parë gjen një mikun e vet, që mund të quhet kandidat bedel, por nuk është kjo zgjidhja. Për herë të parë në sa vjet ekziston ASH, sot ka hyrë në një shkelje të rëndë kushtetues­e ligjore dhe jep një mesazh në tërë shoqërinë, që ne mund të veprojmë në mënyrë arbitrare. Edhe këtu, përgjegjës­inë e ka Kryesia që ka manipuluar Asamblenë në një votim që ishte krejt i padobishëm. Anëtarët e Asamblesë nuk kishin asnjë faj”, shton më tej ai. Pavarësish­t se akademiku ka qenë një nga “kundërshta­rët” më të fortë për ligjin e ri, ai shprehet se do ta pranonte nëse zgjedhjet përsërites­hin, edhe me këtë ligj në fuqi. “Unë jam njeri që mund të kem kundërshti­me ndaj një ligji, por kur ligji hyn në fuqi, edhe pse nuk bie dakord me të, unë zbatoj ligjin. Patjetër që do të pranoja. Mendimi im është që duhet bërë një reformë, pasi unë jam edhe kundër statutit që Akademia bëri. Sipas këtij Statuti, 6 akademikë duhet të jenë me vend kohe të plotë pune dhe për çdo akademik ka dy administra­torë. Ka një centralizë­m personal dhe vertikal burokratik të jashtëzako­nshëm kjo akademi dhe nuk e di si do ta kryejë misionin e saj. Por kjo duhet parë. Sot jemi në një hall tjetër. Sot është shkelur ligji, Kushtetuta, shteti i së drejtës. Është bërë një puç institucio­nal në ASH. A është kjo pjesë e një arbitrarit­eti që ekziston, e një krize juridike që kemi sot në Shqipëri? Këtë nuk e di. Unë po deklaroj sot, nuk po bëj komente”, tha akademiku.

 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania