Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista me 3500 familjet që marrin tapinë

Agjencia e Kadastrës miraton kalimin e pronësisë për 3500 familje. Emrat e përfituesv­e të rinj në Tiranë dhe rrethe. Në listë edhe fshatrat turistikë të bregdetit

-

Agjencia e Kadastrës ka publikuar dje emrat e 3500 familjeve, që kanë detyrimin për të paguar taksën e ndikimit në infrastruk­turë.

Me shlyerjen e kësaj faturë, këto familje pajisen me lejen e legalizimi­t dhe nisin procedurat për regjistrim­in e pasurisë në emrin e tyre. Gazeta boton sot një pjesë të listës me emrat e përfituesv­e për të vijuar edhe nesër me publikimin e tabelave zyrtare. "Janë të lutur të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listat e më poshtme të vijnë të tërheqin pranë Zyrave Rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastruk­turë. Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat tona nuk emetojnë dot lejen e legalizimi­t dhe më pas certifikat­ën e pronësisë. Qytetet janë në: Devoll, Kavajë, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Tirana Veri, Tirana Rurale 2, Zona të Stimuluara", thuhet në njoftimin e Agjencisë. Me ndryshimet e bëra, taksa e ndikimit në infrastruk­turë, e cila mblidhet nga Kadastra, por shkon për llogari të bashkive, është parakusht për marrjen e lejes. Ndonëse vlera e këtij detyrimi varion nga 8 mijë deri në 13 mijë lekë, shumë familje, të cilat janë në proces legalizimi, nuk janë paraqitur për të tërhequr faturën dhe për të kryer pagesën. Kjo ka bërë që procesi të mbetet pezull dhe të mos vijohet me praktikën e radhës, që është regjistrim­i dhe pajisja me dokumentin e pronësisë. Në listën e përfituesv­e janë emrat e familjeve që kanë blerë apartament­e në zonat e stimuluara, të njohura ndryshe si fshatrat turistike. Edhe në këto raste, praktika që ndiqet është e njëjtë, pra, qytetarët po ashtu kanë detyrimin për të shlyer taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Me ndryshimet e ndërmarra FAMILJE që kanë gati lejen e legalizimi­t. Agjencia e Kadastrës ka publikuar dje emrat e përfituesv­e, të cilët për të marrë tapinë duhet të shlyejnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë së fundmi, Agjencia Shtetërore e Kadastrës duhet që brenda dy muajve të përfundojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. Nga ana tjetër, ata të cilët duan ta mbyllin sa më shpejt këtë proces, kanë mundësi ta bëjnë këtë duke paguar një faturë shtesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania