Panorama (Albania)

Hajdari: Qeveria të reflektojë, plan veprimi mbi kushtet e BE

-

Pas përgjigjes negative të Bashkimit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryetarja e Grupit Demokrat, Rudina Hajdari, i kërkoi qeverisë që të reflektojë mbi kushtet e vendosura nga BE- ja, Bundestagu dhe Franca. Në një postim në "Facebook" pak orë pas përgjigjes negative, Hajdari i bëri thirrje qeverisë dhe Kuvendit që të marrë dokumentin e Bundestagu­t në dorë dhe të hartojë një plan masash për t'i adresuar. "Çdo fjali e këtij dokumenti është një udhëzues i mirë për politikat e ardhshme, prandaj i kërkoj qeverisë shqiptare të angazhohet që të hartojë një plan të detajuar masash, për të gjitha pikat e këtij dokumenti, duke përfshirë shqetësime­t e secilës prej vendeve anëtare, që kanë qenë kundër hapjes se negociatav­e të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Të gjitha këto masa që do merren duhet të konsultohe­n sa më shpejt me institucio­net kushtetues­e dhe të monitorohe­n hap pas hapi. Ky plan veprimi duhet të ketë koston buxhetore reale për mbështetje­n e këtij procesi. Plani duhet të përmbajë hapa konkretë dhe proaktivë, sikurse edhe e rekomandoj­në të gjitha dokumentet e organeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë", shkroi Hajdari. Deputetja shton se angazhimi i qeverisë dhe Parlamenti­t për ketë duhet të jetë serioz dhe jo deklarativ. "Prandaj, angazhimi duhet jetë serioz dhe jo deklarativ. Duhet të ulemi në tryezë të flasim për çdo pikë, pa dallime politike, apo të çdo lloj përkatësie tjetër",, shkroi Hajdari. Ndryshe nga opozita jashtëparl­amentare që kërkon dorëheqjen e Kryeminist­rit Rama, Hajdari thotë se ajo është diçka morale. "Sot Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen nga posti i Kryeminist­rit të Maqedonisë së Veriut. Kjo është çështje morali politik dhe përgjegjës­ie e lartë institucio­nale", shkroi Hajdari.

 ?? Rudina Hajdari ??
Rudina Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania