Panorama (Albania)

Shkelën afatet në BE, kthehen vullnetari­sht 120 shtetas shqiptarë

-

Gjykata e Tiranës dha dje masën e sigurisë "Arrest në burg" për xhaxhanë e vëllezërve Griseldo dhe Alban Kusi, të cilët janë ende në arrati dhe akuzohen për vrasjen e 26- vjeçarit Indrit Çelaj. Lulzim Kusi akuzohet për armëmbajtj­e pa leje, pasi rreth një muaj më parë, në banesën në pronësi të tij, në fshatin Allgjatë, u gjet një automatik "Kallashnik­ov". Nga ekspertiza që i është bërë armës, ka rezultuar se ajo nuk është përdorur prej shumë vitesh, megjithatë është funksional­e. Vetë i arrestuari ka pretenduar se nuk e mban mend kush e ka lënë armën në atë banesë, në të cilën në fakt nuk banonte askush prej vitesh. Burime nga Policia thanë tri ditë më parë se arrestuan shtetasin

Lulzim Kusi, pasi gjatë kontrollev­e të ushtruara në shtëpinë e këtij të fundit, u gjet një armë zjarri "Kallashnik­ov", 4 krehra me fishekë, dylbi dhe 17 fishekë. Vëllezërit Griseldo e Alban Kusi dyshohet se ekzekutuan me armë zjarri punëtorin e kondicione­rëve, të riun Indrit Çelaj n, i cili po kryente punime në shtëpinë së tyre në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht të këtij viti, mes rrugëve "Myslym Shyri" e "Muhamet Gjollesha", në Tiranë. Personi që dyshohet të ketë qëlluar me plumb në kokë 26- vjeçarin Indrit Çelaj, sipas Policisë është Griseldo Kusi. Ndërsa për këtë ngjarje, ai ka bashkëpunu­ar me të vëllainë, Albanin, dhe aktualisht të dy janë në arrati. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit tha se: "Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se në ambientet e katit

TIRANE - Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetari­sht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkue­s në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur penalitete­t e mundshme, që rrjedhin nga mosrespekt­imi i afateve të qëndrimit në zonën Shengen. Ky ishte një ndër operacione­t më të mëdha të riatdhesim­it vullnetar. Sipas shefit të Komisariat­it të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetari­sht, çka konsideroh­et si një element ndihmës në parandalim­in e lëvizjes së parregullt në zonën Shengen. Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojn­ë rregullat e lëvizjes. "Dua t'u bëj një apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsideroh­et edhe nga vendet e BE- së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t'u aprovuar", u shpreh Dema. Në lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE- së, Dema tha: "Deportimi nga vendet e BE- së shoqërohet me masa të tjera shtesë, që janë edhe ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën Shengen". Katër ditë më parë, në Rinas u riatdhesua­n edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen. Ky operacioni riatdhesim­i për shtetasit shqiptarë, u zhvillua në bashkëpuni­m me Frontex- in. të parë të godinës trekatëshe, shtetasi Griseldo Kusi, 31 vjeç, në bashkëpuni­m me vëllanë e tij, shtetasin Albano Kusi, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicione­rësh, i cili po kryente kondicioni­min e vilës, ka plagosur rëndë me armë zjarri këtë të fundit, i cili mëngjesin e së premtes ka ndërruar jetë në spital".

 ??  ?? Viktima, Indrit Çelaj
Viktima, Indrit Çelaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania