Panorama (Albania)

Kontrolli i kufirit të gjelbër, Lleshaj: Ndalim emigracion­in

-

GJIROKASTE­R - Gjatë një takimi me forcat e Frontex në Kakavijë, ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj, vlerësoi mbështetje­n e këtij misioni që Bashkimi Europian ka zgjedhur ta aplikojë për herë të parë me një vend jashtë unionit, siç është Shqipëria. Nga Pika Kufitare e Kakavijës, Lleshaj deklaroi se misioni i FRONTEX në Shqipëri ka vijuar tashmë punën për emigracion­in e paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ai theksoi se misioni i FRONTEX është i pari i këtij lloji në vendin tonë, duke i dhënë eksperienc­ë të veçantë Policisë shqiptare, me përafrim të saj me standardet europiane. "Që prej majit të këtij viti, ka filluar në terren operacioni i përbashkët me FRONTEX dhe Policinë shqiptare, që synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synim parandalim­in, pengimin dhe kontrollin e emigracion­it të paligjshëm. Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë Bashkimit Europian. Është një mision shumë i rëndësishë­m, e para për të penguar emigracion­in e paligjshëm dhe e dyta, ne synojmë që prej këtij operacioni të përfitojmë përvojën europiane, si dhe të zgjerojmë bashkëpuni­min mes Policisë sonë dhe asaj europiane", deklaroi Lleshaj. Prej 5 muajsh, kufiri shqiptar monitorohe­t nga forcat e FRONTEX me synim parandalim­in, pengimin dhe kontrollin e migracioni­t të paligjshëm. Ata monitorojn­ë me trupa operaciona­lë brezin e gjelbër, së bashku me Policinë Shqiptare, si dhe bashkëvepr­ojnë për goditjen e trafiqeve dhe duke rritur sigurinë kufitare. Prej muajit maj, i gjithë kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë monitorohe­t nga 50 oficerë të FRONTEX në një marrëveshj­e pa limit. FRONTEX është i vendosur në 2 pika të kalimit, në Kapshticë dhe

Kakavijë, me oficerë nga Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj. Muajt e fundit, ky bashkëpuni­m ka shënuar shtim të numrit të personave, që kalojnë kufirin jeshil në mënyrë të paligjshme. b. m

 ??  ?? Ministri Lleshaj, gjatë takimit me oficerët e FRONTEX
Ministri Lleshaj, gjatë takimit me oficerët e FRONTEX

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania