Panorama (Albania)

Krisja me Jugosllavi­në, si u vendos taksa e menjëhersh­me

Sipas një studimi të vitit 1982, “gjatë vitit 1949 u shtetëzuan 1204 dyqane dhe 975 shtëpi banimi”

-

TATIMI I MENJËHERSH­ËM DHE ELIMINIMI NGA JETA EKONOMIKE E VENDIT

Pas tatimit të jashtëzako­nshëm për fitimet e luftës që kishte “boshatisur” arkat e tregtarëve, ministria e Financave nxori një urdhëresë tjetër për atë që u emërtua “tatim i menjëhersh­ëm”. Arsyeja që u emërtua i tillë, ishte se pagesa duhej bërë menjëherë. Kjo masë preku më së shumti bizneset e mëdha.

“Në qytetin e Tiranës u tatuan 158 tregtarë, në Shkodër 201 tregtarë, në Durrës 121 tregtarë, në Korçë 80 tregtarë, në Elbasan 77 tregtarë, në Vlorë 89 tregtarë, në Fier e Gjirokastë­r 45 tregtarë dhe kështu me radhë në 17 qytete të vendit u tatuan gjithsesi 1047 tregtarë. Këtyre tregtarëve iu caktua një tatim i përgjithsh­ëm prej 233 milionë e 200 mijë lekësh.

Sasinë më të madhe të këtij tatimi u detyruan ta paguanin tregtarët e Shkodrës ( 90 milionë lekë), tregtarët e Tiranës 450 milionë lekë, tregtarët e Durrësi dhe Korçës 30 milionë lekë, tregtarët e Elbasanit 15 milionë lekë, tregtarët e Fierit dhe të Kavajës nga 10 milionë lekë.

Tregtarëve të veçantë u takonte të paguanin mesatarish­t sipas fitimeve që kishin realizuar nga 100 mijë lekë deri në 470 mijë lekë menjëherë. Kjo masë pati shumë kundërshti­me, po u zbatua pa asnjë lëshim” shkruhet në studim.

Arka e shtetit arkëtoi nga kjo masë 180 milionë e 933 mijë e 938 lekë, që ndihmoi edhe në kapërcimin e vështirësi­ve të krijuara nga prishja me Jugosllavi­në.

Tatimfitim­i nxirrej kryesisht në bazë të deklarimev­e të vetë tregtarëve, por deklarimet kontrolloh­eshin e korrigjohe­shin nga organet financiare shtetërore.

Ky kufizim bëri që pak nga pak të pakësohej veprimtari­a e tregtarëve dhe një pjesë e tyre të eliminohej tërësisht nga fusha ekonomike. * Material i përgatitur nga portali SCAN.

Tregtarëve të veçantë u takonte të paguanin mesatarish­t sipas fitimeve që kishin realizuar nga 100 mijë lekë deri në 470 mijë lekë menjëherë. Kjo masë pati shumë kundërshti­me, po u zbatua pa asnjë lëshim” shkruhet në studim. Arka e Shtetit arkëtoi nga kjo masë 180 milionë e 933 mijë e 938 lekë, që ndihmuan edhe në kapërcimin e vështirësi­ve të krijuara nga prishja me Jugosllavi­në

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania