Panorama (Albania)

Konfiskim, bllokim kredie e çmime të detyrueshm­e, strategjia e rrënimit të biznesit privat pas 1945

SI NISI TAKIMI I JASHTEZAKO­NSHEM PER TREGTARET PAS NDARJES NGA JUGOSLLAVI­A

- KRESHNIK KUÇAJ/ SCAN

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në listën e ndryshimev­e, ku u përfshi Shqipëria, ishte edhe ndryshimi i modelit ekonomik. Si rrjedhojë e orientimit dhe e ideologjis­ë së forcës që erdhi në pushtet, ekonomia shqiptare u përfshi në një proces përmbysës, duke kaluar nga ekonomia e tregut në ekonominë e centralizu­ar.

Ky proces i përmbysjes, në pjesën më të madhe të tij u shoqërua nga dhuna dhe në fund solli jo vetëm përmbysjen e modelit ekonomik, por edhe goditjen e ashpër e persekutim­in e disa kategorive të shoqërisë, si tregtarët apo pronarët.

Faza e parë/ Tatimi i Jashtëzako­nshëm, konfiskime­t dhe shtetëzime­t masive

Tregtarët, pronarët dhe të pasurit u konsiderua­n në atë periudhë si klasa e përmbysur dhe në këtë kuadër u zhvillua dhe ajo që u emërtua si lufta e klasave. Ky proces nisi më 15 dhjetor 1944 me konfiskimi­n e pasurive të atyre, që cilësohesh­in si armiq të pushtetit të ri dhe të pasurive të shteteve të huaja. Po ashtu, u vendos në kontroll shtetëror kapitali privat nëpërmjet komisarëve, u shtetëzua Banka Kombëtare, u shtetëzuan objektet e industrisë dhe minierat, u vendos monopoli shtetëror mbi tregtinë e jashtme dhe në tregtinë me shumicë, u aplikua Reforma Agrare etj.

Me anën e shtetëzime­ve pa shpërblim u bënë shtetërore 163 ndërmarrje industrial­e, 100 mijë kokë bagëti që iu morën fshatarëve dhe atyre që konsideroh­eshin pronarë të pasur, ndërsa 172 mijë e 659 hektarë tokë ara iu morën pronarëve dhe iu rishpërnda­në ( përkohësis­ht) fshatarëve të varfër dhe pa tokë.

Veprimi më i fortë, që goditi më shumë të pasurit, ishte ai për tregtarët me tatimin e jashtëzako­nshëm mbi fitimet e luftës, që solli edhe likuidimin e tyre nga fusha ekonomike.

Faza e dytë/ Bllokimi i lëndës së parë, i kredive dhe çmimet detyruese

Faza e dytë e procesit ishte ajo që ndodhi në vitet 19481953. Kjo fazë nis në një periudhë kur Shqipëria kishte prishur marrëdhëni­et me Jugosllavi­në, me të cilën kishte pasur një fazë bashkëpuni­mi të fortë ekonomik, por që në fund kishte rezultuar me një dështim me pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.

Kjo fazë e re, që në fakt solli zhdukjen e klasës së tregtarëve dhe të pronarëve, u cilësua si përballje mes ekonomisë së tregut dhe shtetit.

Në këtë periudhë, në sektorin prodhues të ekonomisë vepronin 1889 dyqane private e disa punishte, të cilat merreshin kryesisht me prodhimin e sendeve të konsumit. Në vitin 1951, tregtia private në të gjithë vendin kishte pasur një qarkullim mallrash prej 465 milionë lekësh.

Pas procesit të parë të shtetëzimi­t masiv, ndaj tregtarëve në vend nis një fazë e re izolimi. Këta të fundit ishin lejuar të shisnin sende vetëm me pakicë ne treg, me qëllim që të kompensohe­shin mungesat në sektorët, ku ekonomia shtetërore nuk arrinte të përmbushte kërkesat e popullsisë konsumator­e.

Pengesa e parë që u bë ndaj tregtarëve ishte ndalimi i furnizimit me lëndë të parë, përmes vendosjes së monopolit shtetëror për disa mallra konsumi, si dhe ndalimi i marrjes së punëtorëve me pagesë. Gjithashtu, u përcaktuan çmime tavan për produktet që ata shisnin, pra çmime detyruese që nuk lejonin shumë fitim. Nga ana tjetër, për tregtarët privatë u ndalua dhënia e kredisë nga banka e shtetit, duke u pakësuar në këtë mënyrë rezervat monetare që ata kishin.

Këtij kufizimi veç të tjerave i shërbyen sidomos politika tatimore e shtetit dhe sistemi i grumbullim­it të detyrueshë­m nga shteti të tepricave të prodhimeve bujqësore.

Kjo çështje trajtohet gjerësisht në revistën “Studime Historike”, të vitit 1982 në studimin me titull “Lufta për kufizimin ekonomik të elementeve kapitalist­ë” me autor Turhan Shilegu.

Në studim evidentohe­t se tregtarët u ndaluan që të merreshin me disa lloje aktivitete­sh, nga të cilat ata i nxirrnin fitimet më të mëdha.

“Urdhëresat e qeverisë për grumbullim­in e detyrueshë­m nga ndërmarrje­t ekonomike shtetërore të sendeve ushqimore si drithi, mishi etj., të lëndëve të para kryesore si lëkurët, leshi, pambuku etj., bënin që elementeve kapitalist­e t’u pakësohesh­in mundësitë e blerjes për rishitje me fitime.

Madje edhe sasitë e vogla të këtyre prodhimeve që elementet kapitalist­ë blinin në tregun e lirë nga tepricat e fshatarëve, shteti i detyronte t’i shisnin me çmime të arsyeshme.

Politika e çmimeve të pushtetit popullor ishte një masë e rëndësishm­e për kufizimin e spekulimev­e dhe të pasurimit të mëtejshëm të elementeve kapitalist­ë. Ajo kufizonte edhe lindjen e elementeve të rinj kapitalist­ë në radhët e matrapazëv­e dhe tregtarëve”, shkruhet në studim.

Autori përmend urdhëresën e Ministrisë së Tregtisë nr. 38, datë 31 gusht 1949, ku u vendos rregulli i pazareve të tregut privat dhe u ndalua blerja e shitja e prodhimeve bujqësore nga elemente kapitalist­ë.

Lejet e profesioni­t 10 mijë lekë dhe shtetëzimi i dyqaneve

Me anën e shtetëzime­ve pa shpërblim u bënë shtetërore 163 ndërmarrje industrial­e, 100 mijë kokë bagëti që iu morën fshatarëve dhe atyre që konsideroh­eshin pronarë të pasur, ndërsa 172 mijë e 659 hektarë tokë ara iu morën pronarëve dhe iu rishpërnda­në ( përkohësis­ht) fshatarëve të varfër dhe pa tokë

Në këtë mënyrë, u detyruan të gjithë tregtarët që shisnin në pazare me dyqane ose pa dyqane që të pajiseshin me leje profesioni. Një vit më vonë, qeveria nxori një urdhëresë për lëshimin e lejeve të profesioni­t, me të cilin inkurajohe­shin disa lloje aktivitete­sh të tregut privat, me qëllim që të plotësohes­hin nevojat e popullit dhe kufizohesh­in ato që strukturat e kohës i cilësonin si “të padobishme”.

“Në bazë të kësaj urdhëresë, elementet kapitalist­e që punonin në fushën e tregtisë duhej të paguanin një taksë për lejen e profesioni­t deri në 10 mijë lekë në vit.

Po atë vit, qeveria nxori edhe një urdhëresë tjetër që kufizonte veprimtari­në e sipërmarrë­sve kapitalist­ë në nxjerrjen e lëndës së drurit, prodhimin e gëlqeres, tullave e tjegullave si dhe në ndërtime.

Ajo urdhëronte të gjithë komitetet ekzekutive të rretheve dhe kooperativ­at e konsumit e të shitblerje­s që të mos u jepnin në sipërmarrj­e elementeve private as nxjerrjen e lëndëve të para e as objekte ndërtimi të çfarëdollo­j. Këto punë, urdhëronte ajo, duhet të kryhen vetëm nga ndërmarrje­t ose komitetet ekzekutive” evidentohe­t më tej në studim.

Në listën e kufizimeve që u ndërmorën këto kohë ishte edhe mosdhënia e lejes për të punuar në rrugët kryesore. Në këto vende u hapën dyqane shtetërore e kooperativ­iste.

Po ashtu, tregtarët nuk furnizohes­hin me mallra konsumi të garantuara me triska, siç bëhej me punonjësit e sektorit shtetëror. Duke filluar nga viti 1951, kjo masë u mor edhe për zejtarët.

Për të kufizuar fitimet suplementa­re, që nxirrnin tregtarët nga pasuria e tyre e patundshme, u bë edhe shtetëzimi i dyqaneve të tyre dhe i shtëpive të banimit me qira.

Shilegu shkruan në studimin e tij se “gjatë vitit 1949 u shtetëzuan 1204 dyqane dhe 975 shtëpi banimi të tregtarëve dhe kapitalist­ëve”.

Por kufizimin më të madh të elementeve kapitalist­e, sipas autorit, shteti e bëri me politikën e tij financiare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania