Panorama (Albania)

Kryemadhi: Rama, përgjegjës­i kryesor që s’u hapën negociatat

Kashahi: Në raport me popullsinë, numri i azilkërk uesve, më i larti në botë

-

Partitë opozitare i kërkuan dje Kryeminist­rit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi Bashkimi Europian refuzoi të hapë negociatat.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, akuzoi kreun e qeverisë se prej 6 vitesh ka keqqeveris­ur vendin, duke bashkëpunu­ar me kriminelët dhe duke dhunuar të drejtën e pronës, ndaj ai është i vetmi përgjegjës për refuzimin. “BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracis­ë në Shqipëri, është vota e lirë dhe e ndershme, shitblerja dhe kriminaliz­imi i saj, ku autori i vetëm është Edi Rama, dhe kjo tashmë është reflektuar edhe në kushtet që janë bërë publike, kushte që tregojnë dhe rrugën, me të cilën do të dalë Shqipëria nga kriza për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar shumë qartë se me Edi Ramën, bashkimi me BEnë është një objektiv i pamundur, një ëndërr e parealizue­shme për ta. Shqipëria s’është dhe s’mund të jetë kurrë peng i tij dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjës­inë e rëndë politike që rëndon mbi Kryeminist­rin”, tha Kryemadhi. Ndërsa selia blu akuzoi Kryeminist­rin Rama se edhe këtë herë ai vuri interesat e tij personale para interesave të vendit. Ndryshe nga Kryeminist­ri Rama, i cili tha dje dy ditë më parë se moshapja e negociatav­e erdhi për shkak të problemeve të brendshme të BE- së, Sekretari për Marrëdhëni­e Ndërkombët­are, Arben Kashahu, tha dje se është keqqeveris­ja e Ramës prej 6 vitesh, që po pengon integrimin. “Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatav­e është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që me keqqeveris­jen e tij po bllokon ëndrrën e shqiptarëv­e për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën. Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste interesat e shqiptarëv­e para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian. Ndaj, të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi

Ramën”, tha Kashahi.

PROBLEMATI­KAT

Sekretari për Çështjet Ndërkombët­are në selinë blu, Arben Kashahu, ka evidentuar disa nga problemati­kat që ka Shqipëria, të cilat sipas tij kanë çuar në refuzimin e hapjes së negociatav­e. “Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë. Nën qeverinë e

Edi Ramës, Shqipëria nuk është më e shqiptarëv­e, po e një grushti oligarkësh dhe kriminelës­h. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkue­sve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë. Krimi shqiptar është dhjetëfish­uar në Holandë, por trafikantë­t e drogës në Shqipëri shndërrohe­n në biznesmenë të fuqishëm, që pastrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, Parlamenti­n”, tha Kashahi. Edhe nënkryetar­ja e LSI- së, Monika Kryemadhi, akuzoi Ramën se detyroi mijëra të rinj shqiptarë të braktisin vendin e tyre për shkak se Shqipëria nuk jep mundësi për ta.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
 ??  ?? Arben Kashahi, dje gjatë deklaratës
Arben Kashahi, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania