Panorama (Albania)

Rudina Hajdari denoncon: U kërcënova me jetë në Kuvend

Lita: Jam koleg me Hajdarin, e takova para dy ditësh, s’kemi debatuar

- ARDIT HOXHA

Në seancën e fundit parlamenta­re të muajit tetor, kur deputetët duhet të diskutojnë në lidhje me problemati­kat që kanë hasur në zonat e tyre elektorale, vëmendjen e mori denoncimi i deputetes demokrate, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit, në fjalën e saj ngriti shqetësimi­n se brenda zyrave të Kryesisë së Kuvendit ka marrë kërcënime me jetë. Ajo bëri apel që të merren masa për të rritur sigurinë brenda Kuvendit, duke thënë se personat që e kanë kërcënuar kanë hyrë bashkë me deputetë, duke thyer kështu rregullat e sigurisë së Kuvendit. Por Hajdari nuk i dha emrat e deputetëve, as në seancën plenare, por as në prononcimi­n e saj në dalje të Kuvendit, ku tha që çështjen ua ka referuar institucio­neve përkatëse. “Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë në lidhje me faktin që të siguroni ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot, në 2019, që deputetët të kërcënohen. Është e papranuesh­me që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time kanë ardhur persona dhe më kanë kërcënuar. Nuk mundet që kjo të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Ju lutem z. kryetar, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë këtu në Parlament. Ju kërkoj edhe një herë që, sikurse janë masat para Kuvendit, masat të jenë në Kryesinë e Kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrollua­r, asnjë deputet nuk duhet të marrë përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhoj­ë. Ju lutem, të merren masat sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rudina Hajdari. Pas përplasjes me Korab Litën për kryesimin e Grupit Parlamenta­r Demokrat, dyshimet e para për këtë incident janë lidhur pikërisht me emrin e këtij të fundit. Por vetë

 ?? Rudina Hajdari ??
Rudina Hajdari
 ?? Korab Lita ??
Korab Lita

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania