Panorama (Albania)

VRITET ZËDHËNËSI I ISIS

-

Vrasja e njeriut më të kërkuar në botë, liderit të ISIS- it, Abu Bakr al- Baghdad, është lajmi që ka tërhequr më shumë kureshtje nga miliona njerëz në të gjithë botën, me detaje të reja nga operacioni që po zbulohen vazhdimish­t nga mediat amerikane.

Por pa dyshim, kureshtja më e madhe ishte mbi mënyrën se si u zbulua vendndodhj­a e kreut të ISIS- it, i raportuar gabimisht si i vrarë rreth pesë herë më parë, i kërkuar në të gjithë botën që nga viti 2014, kur arriti kulmin e Kalifatit të tij në territoret e Irakut dhe Sirisë, i mbrojtur dhe i admiruar nga miliona luftëtarë ekstremist­ë dhe i vetëdeklar­uar si pasardhës i profetit Muhamed. Operacioni “Obliterati­on” është krahasuar nga Shtëpia e Bardhë me atë të vitit 2011 të kryer nga Navy Seals, me zbulimin dhe ekzekutimi­n e Osama bin Laden, në atë kohë njeriu më i kërkuar në botë, kreu i Al Kaedës. Presidenti Donald Trump madje thotë se ky rast ishte më i rëndësishë­m, pasi sipas tij, po flitet për një person që themeloi atë që ai vetë preferonte ta quante shtet, në territore të konsiderue­shme në Irak dhe Siri. Detaji më i interesant i zbuluar gjatë ditës së hënë, ishte se Al- Baghdadi ishte gjetur pas arrestimit të një prej bashkëshor­teve të tij. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspr­esidenti i SHBA- ve, Mike Pence. Zyrtarët irakianë kishin arritur të arrestojnë një nga gratë e shumta të Al- Baghdadit, nipin dhe gruan e njërit nga njerëzit e tij të besueshëm. Aksioni kishte bërë që të zbulohen koordinata­t, vendi i fshehtë dhe njerëzit që e rrethonin liderin e ISIS- it në veriperënd­im të Sirisë, që kontrolloh­ej nga Al- Qaeda, që konsideroh­et organizatë armike e AlBaghdadi­t. Me përfshirje­n e CIA- s, misioni për ta kapur

Forcat Demokratik­e Siriane, të udhëhequra nga kurdët në Siri, kanë thënë se zëdhënësi i grupit militant ISIS është vrarë në një operacion të përbashkët të Shteteve të Bashkuara. Komandanti i Forcave Demokratik­e Siriane, ( FDS) Mazloum Abdi, ka thënë se zëdhënësi i ISIS- it, Abu Hassan alMuhajir, është shënjestru­ar në një fshat afër qytezës Jarabulus pranë kufirit me Turqinë, në një operacion të koordinuar në mes të inteligjen­cës së FDS- së dhe Ushtrisë amerikane. Në një postim tjetër, zëdhënësi i Forcave Demokratik­e Siriane, Mustefa Bali, ka thënë se Muhajir është vrarë.

Al- Baghdadin u intensifik­ua.

Ishin rreth 70 trupa elitare amerikane që u përfshinë në operacion.

Helikopter­ët e Ushtrisë amerikane u ngritën në ajër nga baza ajrore në Irak, ku nga aty fluturuan rreth 500 milje mbi një territor shumë të rrezikshëm, rrugëtim ky që zgjati një orë e dhjetë minuta. Njësitë elitare amerikane janë detyruar të kalojnë hapësirat ajrore ruse, siriane dhe ato turke për të arritur objektivin. Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë kishin njoftuar Moskën, Damaskun dhe Ankaranë zyrtare se “diçka e madhe pritet të ndodhë”, duke mos ndarë me ta qëllimin e tyre përfundimt­ar.

Helikopter­ët e tipit “Chinook” dhe “Black Hawk” iu afruan zonës së rrezikut në provincën e Idlib në afërsi të vijës kufitare me Turqinë. Breshëri plumbash mbulonin pjesëtarët e njësive elitare “Delta Force” dhe “Rangers” që të zbrisnin nga helikopter­i në tokë me litar pa u goditur nga forcat armike. Të armatosur rëndë, me qentë dhe robotët për t’u bërë ballë sulmeve kamikaze, trupat elitare hynë në ndërtesë duke hapur një vrimë në murin e “bazës” së Al- Baghdadit. Dy gra të veshura me jelek me eksploziv mbetën të vrara në vend, së bashku me një grup luftëtarës­h të Al- Baghdadit. Aty nisi pastrimi i ndërtesës, duke kontrollua­r në detaje çdo dhomë që ishte në errësirë të plotë, ndërkohë që dëgjoheshi­n zëra në gjuhën arabe, ku bëhej thirrje që AlBaghdadi të dorëzohej. “Delta Force” hynë më thellë në objekt. Ata ndihmuan të nxjerrin të gjallë 11 fëmijë, kurse një grup ekstremist­ësh të ISIS- it u dorëzuan kur nuk kishin më asnjë shans për të reaguar ndryshe. Dhe në momentin që ky objekt u zbraz, trupat amerikane lëshuan qentë e tyre gjahtarë për të gjetur dhe ndjekur Al- Baghdadin që kishte hyrë në një tunel nëntokësor, ku me vete kishte marrë edhe tre fëmijët. Sipas forcave amerikane, tuneli ishte pa dalje dhe qentë e trajnuar vazhdonin t’i ndiqnin. Kur mbërriti në fund të tunelit, AlBaghdadi aktivizoi jelekun e mbushur me eksploziv duke hedhur veten në erë dhe fëmijët që i kishte me vete. Pas shpërthimi­t, tuneli u bë rrafsh me tokën. Presidenti Donald Trump e përshkroi me përçmim vdekjen e Al- Baghdadit, duke përdorur shprehjen “vdiq si qen” dhe sipas tij, të gjithë duhet ta shohin këtë që të mos e adhurojnë. “Personi që u mundua shumë që të tjerët të jetojnë në ankth, sekondat e fundit të jetës i kaloi në frikë dhe panik total nga forcat amerikane”, ka deklaruar Trump. Pas marrjes së mostrave të ADN- së u konstatua se bëhej fjalë vërtet për Al- Baghdadin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania