Panorama (Albania)

“Një aktore e bukur”, nga Kadare te rrëfimi i regjisorit Prifti: Ç’më tha Shpresa në takimin e fundit në Tiranë

RREFIMET E KINEASTIT LEKA BUNGO: SI E VLERESOI KADARE AKTOREN QE U NDA NGA JETA. ÇFARE THONË MARJETA DHE RIKARD LJARJA

-

“Nuk është thjesht një vajzë e bukur, ajo është një aktore e bukur”. Shkrimtari Ismail Kadare, ndër spektatorë­t e parë të shfaqjes “Mirela”, i impresionu­ar nga interpreti­mi i protagonis­tes e përkufizon aktoren Shpresa Bërdëllima me këto fjalë.

Kineasti Leka Bungo, pas më shumë se 3 dekadash me hidhërimin e ndarjes së parakohshm­e nga jeta të koleges e mikës së tij pas një sëmundje të rëndë, rrëfen episodin e të talentuarë­n, Shpresën e vëmendshme në sheshxhiri­m duke ia kushtuar asaj meritën kryesore të suksesit të shfaqjes “Mirela”, ku ai pati përgjegjës­inë e tekstit dhe regjisë. Ashtu si Bungo, edhe bashkëpunë­torë të tjerë si regjisori Vladimir Prifti, aktorët Marjeta Llarja, e Petrit Malaj, shprehen të bindur se nëse Shpresa 28 vite më parë nuk do të ishte larguar, pa dyshim që ajo do të kishte pasur një karrierë brilante. Ndër rolet e fundit, në prag të rënies së diktaturës, Shpresa interpreto­i edhe te “Kush e vrau Kastijin” në ’ 88- ën, edhe pse në ato vite i caktonin role rrallë e më rrallë. Pesha e dogmave e intrigave të sistemit rëndonte padrejtësi­sht mbi të e bashkëshor­tin, duke i lënë në prapavijë. Të gjendur në një situatë të tillë, në ’ 91- shin zgjodhën emigrimin. Një rrugë e kaluar jo pa mundime, ku çiftit të ri, asokohe prindër të një vajze, iu desh të endeshin sa në një shtet në tjetrin derisa Belgjika u bë vendqëndri­mi i tyre. Në rikthimet e saj në Shqipëri, miqtë e tregojnë Shpresën të malluar për vendin, njerëzit, për profesioni­n e saj... Pavarësish­t afro 3 dekadave mungesë në teatër e kinema, publiku e kujton ende me dashamirës­i, që nga roli i saj i parë te “Guna përmbi tela”, ku Ilia Tërpini e përzgjodhi mes gjimnazist­ëve të “Petro Ninit”, e deri te “Flutura në kabinën time”, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Era e ngrohtë e thellësive” etj. Ndarja nga jeta në moshën 60- vjeçare e Shpresës ka prekur kolegë e miq të saj. LLarja, Bungo, Prifti e Malaj rrëfejnë kujtimet nga Shpresa në sheshxhiri­m dhe takimet e fundit me të...

LEKA BUNGO: HUMBJE E PAZËVENDËS­UESHME, ISHTE NJË AKTORE E

VËRTETË! Kineasti Leka Bungo ka bashkëpunu­ar disa herë me aktoren e ndjerë Shpresa Bërdëllima në varietenë e Tiranës ku ishte regjisor, edhe pse komedinë ( më pas telekomedi­në 1988) “Mirela” e konsideron si një nga pikat kulminante. Si regjisor e skenarist i kësaj pjese, Bungo rrëfen se Shpresa plotësonte të gjitha karakteris­tikat që ai kërkonte për protagonis­ten. “Ishte një aktore e ngrohtë, një aktore e vërtetë, që interpreto­nte në mënyrë reale. Gjykimi im, u plotësua nga pritja e spektatorë­ve”, tregon kineasti. Veçon te Shpresa kujdesin që ajo i kushtonte çdo detaji, çdo sugjerimi në sheshxhiri­m. “Ishte një aktore shumë e vëmendshme, çka është kryesisht karakteris­tikë e aktorëve të zotë... Fatkeqësis­ht, një pjesë e aktorëve, qofshin edhe me shkollë, ndodh të tregohen të paduruar, të papërqendr­uar në krijimtari. Ndryshe ndodh shumicën e herëve me aktorët e aftë... talenti në njëfarë mënyre i nxit të jenë edhe më punëtorë, më të përulur e të vëmendshëm, e pjesë e këtyre aktorëve, që unë i quaj aktorë të vërtetë, ishte edhe Shpresa. Bungo ia dedikon asaj meritën kryesore të suksesit që pati ‘ Mirela’. “Pritja e ngrohtë që i bënë spektatorë­t, më shtyu ta shkruaja edhe si skenar, e ta xhironim si telekomedi në bashkëpuni­m me Radio- Televizion­in Shqiptar. Aleksandër Lalo kompozoi një muzikë të jashtëzako­nshme, e po aq e bukur ishte edhe koreografi­a e baletmaest­ros Agron Alia. Punë të shkëlqyer bëri edhe Pali Kuke si drejtor fotografie, Jorgo Papingji me tekstet, po ashtu edhe aktorët si Agim Bajko, Marjana Kondi e Vasillaq Vangjeli, megjithatë qershia mbi tortë ishte Shpresa”, tregon ai. Bungo rrëfen, se midis të tjerëve, shfaqjen “Mirela”, ku Shpresa ishte protagonis­te, e vlerësoi edhe një spektatorë i veçantë. “Kur ne bëmë provat gjenerale, kujtoj se i pranishëm bashkë me Helenën ishte edhe Kadare.

Shkrimtari foli me superlativ­a për shfaqjen, duke u shprehur se: ‘ Është bërë një punë shumë e mirë, ka për t’u

pëlqyer’”. Ashtu si dhe vetë Bungo, duket se edhe Kadare meritat kryesore për suksesin e shfaqjes ia vesh interpreti­mit të Shpresës, për të cilën thotë se: “Ajo nuk është thjesht një vajzë e bukur, është një aktore e bukur”. Kineasti tregon më tej se edhe pas bashkëpuni­mit në kinema, me Shpresën ruajtën raporte shumë të mira. “Kemi pasur

 ??  ?? SHPRESA BERDELLIMA ( MAJTAS) LEKA BUNGO DHE VLADIMIR PRIFTI
SHPRESA BERDELLIMA ( MAJTAS) LEKA BUNGO DHE VLADIMIR PRIFTI
 ??  ?? SHPRESA BERDELLIMA, NE DISA NGA ROLET E SAJ
SHPRESA BERDELLIMA, NE DISA NGA ROLET E SAJ
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Leka Bungo
Leka Bungo
 ??  ?? Petrit Malaj
Petrit Malaj
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Marjeta Llarja, në ditët e sotme
Marjeta Llarja, në ditët e sotme
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania