Panorama (Albania)

Pronat, kufiri dhe censusi, çfarë u diskutua mes Ramës dhe Mitsotakis

Kryeminist­ri grek: Mirëpres angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave e të vetëdeklar­imit/ censusit

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama dhe homologu i tij Mitsotakis ranë dakord për të diskutuar çdo çështje në interes të të dyja vendeve.

I ndodhur në Athinë në kuadër të forumit BE- Liga Arabe, Kryeminist­ri Rama u prit nga Mitsotakis në zyrën e tij, i pari takim në Athinë pas zgjedhjes së Kyriako Mitsotakis në krye të qeverisë greke. Takimi është zhvilluar në selinë e Kryeminist­rit grek, ndërkohë që vetë Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, një video nga pritja dhe takimi në zyrën e homologut grek. Homologu grek e ka pritur Ramën në hyrje të selisë, pritje që është shoqëruar nga një shtrëngim duarsh, e më pas e ka ftuar në zyrën ku do të zhvillohej takimi. Në video duket se Rama shoqërohet edhe nga ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

TAKIMI Zyra e Kryeminist­rit Rama ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar në Athinë midis Edi Ramës dhe homologut Kyriakos Mitsotakis. Sipas njoftimit, takimi ka pasur një frymë pozitive. Rama ka theksuar në takim se “pavarësish­t vendimit të Këshillit të BE- së, Shqipëria do të vazhdojë zbatimin e reformave me të njëjtën vendosmëri”. Në të njëjtën kohë, është në interesin e Shqipërisë po aq sa është në interesin e Greqisë fqinje,- theksoi Rama,të diskutohen të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të forcohet bashkëpuni­mi mes të dyja palëve. Sa u përket qëndrimeve të mbajtura nga Kryeminist­ri grek, Kryeminist­ria shqiptare njofton: “Kyriakos Mitsotakis theksoi se Greqia mbështet perspektiv­ën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë këto vende përmbushën të gjitha kërkesat për anëtarësim. Më tej, ai mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklar­imit/ censusit, të cilat janë shqetësime për minoriteti­n grek në Shqipëri. Veç kësaj, Kryeminist­ri grek theksoi se marrëveshj­a bilaterale për njohjen e ndërsjellë të patentave do të kalojë së shpejti për miratim në parlamenti­n grek”.

MINORITETI Respektimi i minoriteti­t grek në Shqipëri, veçanërish­t sa i përket çështjes së pronave, mbetet një nga çështjet që përcakton dhe votën e Greqisë për hapjen e negociatav­e. Mësohet se kjo ka qenë dhe tema kryesore e takimit të djeshëm mes dy Kryeminist­rave. Kryeminist­ri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në qytetin e Selanikut pak ditë më parë, u shpreh në fjalën e tij se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën vëzhgim për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatav­e. “Duke mos rrezikuar as më të voglin destabiliz­im në rajon, do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve të tyre”, ka theksuar Mitsotakis, duke shtuar se Athina favorizon perspektiv­ën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me kusht që ato të plotësojnë detyrimet e tyre. “Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhëni­e të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria, duke dhënë në këtë mënyrë një dorë në rimëkëmbje­n ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpuni­mit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga europiane e Shqipërisë, është respektimi i minoriteti­t grek dhe i të drejtave të tij”, ka deklaruar Kryeminist­ri grek sipas “Top Channel”. Kreu i qeverisë greke, për herë të parë prej ditës kur erdhi në pushtet, ka bërë thirrje edhe për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimi­n e zonave ekonomike ekskluzive në detin Jon. “Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë, si dhe qasja e sinqertë për përcaktimi­n e zonave ekonomike ekskluzive të të dyja vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëherë Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë takimit Rama- Mitsotakis
Dje, gjatë takimit Rama- Mitsotakis
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania