Panorama (Albania)

Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor

- PASKAL MILO

Aktualisht, politika ameri kane në Ballkanin...

... Perëndimor po ballafaqoh­et me kriza e sfida të trashëguar­a, por edhe të reja. Disa prej tyre burojnë nga brenda rajonit, disa të tjera janë rrjedhojë e veprimit të faktorëve të jashtëm, por ka prej tyre ku ndërthuren faktorët e brendshëm me influencat e ndërhyrjet e huaja.

I. Në referimin tim, unë veç po numëroj, për arsye kohe e pa qëndruar në analizën e tyre, sfidat kryesore, me të cilat po ndeshet sot politika e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Kryesfida është rigjallëri

mi i nacionaliz­mit e pasuar: II. nga mungesa e sundimit të ligjit dhe ekzistenca e autoritete­ve dhe institucio­neve me përqendrim të madh të pushteteve;

III. nga korrupsion­i dhe krimi i organizuar;

IV. nga dobësitë që po manifeston Bashkimi Europian dhe nga dështimi i projekteve dhe strategjiv­e që ai ka hartuar e shpallur vitet e fundit në adresë të Ballkanit Perëndimor;

V. nga vetë tërheqja relative amerikane nga rajoni;

VI. nga ndërhyrja në rritje e faktorëve të tjerë të rëndësishë­m ndërkombët­arë e rajonalë si Rusia, Kina, Turqi etj;

VII. nga prania e forcave terroriste, veçanërish­t i atyre islamike;

VIII. nga valët e emigracion­it ilegal nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Njohja e këtyre sfidave apo edhe e të tjerave më pak të rëndësishm­e se këto nuk është domosdoshm­ërisht parakusht për zgjidhjen e tyre. Por, njohja e tyre e mirë ka ndihmuar për të kuptuar tendencën e zhvillimev­e bashkëkoho­re në rajon dhe adresimin e saktë ndaj tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një strategji të re në Ballkanin Perëndimor. Pyetja që shtrohet edhe në këtë Konferencë, është: A e kanë ato këtë strategji të re sot apo e

kanë në përpunim e sipër? Për sa është folur nga zyrtarë të lartë amerikanë të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit e Departamen­tit të Shtetit, ende nuk ka një platformë të qartë e të ravijëzuar, të paktën publike. Qendra të mirënjohur­a e të specializu­ara amerikane, por edhe think- tanke europiane, kanë bërë studime dhe analiza të dobishme dhe thuajse të gjitha kanë arritur në përfundimi­n se Shteteve të Bashkuara u duhet një qasje e re dhe gjithëpërf­shirëse në Ballkanin Perëndimor.

1. Strategjia e vjetër amerikane kryesisht u mbështet në politikën e sigurisë. Një strategji e re amerikane duhet të ketë parasysh se tani katër vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtare të NATO- s ( Kroaci, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut) dhe në Kosovë ndodhet e dislokuar një forcë ushtarake e tij. Pa hequr dorë nga politika e sigurisë, Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin përparësi ndihmesës për përballimi­n e sfidave të brendshme të rajonit. Aktualisht, për mendimin tim, sfida më e madhe që ka politika amerikane përpara në Ballkanin Perëndimor është ajo e demokracis­ë. Me përballimi­n e kësaj sfide është i lidhur edhe suksesi në zgjidhjen e kënaqshme të sfidave të tjera.

2. Një qasje e re në politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor është e kushtëzuar me nivelin e përfaqësim­it dhe me jetëgjatës­inë e angazhimit aktiv të saj. Do të ishte e pafrytshme nëse ajo konceptohe­t e përkohshme në formën e një fushate apo me një kohëzgjatj­e sa çfarë mund të jetë mandati i një administra­te në Shtëpinë e Bardhë. Angazhimi i emrave të përveçëm të burokracis­ë së lartë diplomatik­e amerikane apo vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Pompeo, në rajon nuk duhet të konsideroh­en të jashtëzako­nshme e të jenë tepër të rralla. Sigurisht, Shtetet e Bashkuara kanë interesa shumë herë më të rëndësishm­e në zona të tjera të botës sesa në Ballkanin Perëndimor, ku intensitet­i i veprimit dhe niveli i përfaqësim­it prevalon mbi atë në rajonin tonë. Por, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe kontinenti i vjetër ka qenë e do të mbetet kërthiza e politikës së jashtme amerikane.

3. Një strategji e re amerikane në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të jetë e suksesshme pa një koordinim të ngushtë

me Bashkimin Europian. Partnerite­ti aktiv dhe konkret mes tyre është më se i domosdoshë­m, ai nuk duhet të jetë thjesht deklarativ dhe i përgjithsh­ëm e jo vetëm për çështje të sigurisë. Për këtë qëllim nevojitet krijimi i strukturav­e të përbashkët­a e të posaçme e në bashkëpuni­m me ato rajonale për të nxjerrë vendet e Ballkanit Perëndimor nga harta e “mbretërive” ku sundon krimi, korrupsion­i, ilegjitimi­teti dhe klanet mafioze të drogës.

Një strategji e përbashkët euro- amerikane nuk mund të kuptohet pa sinkronizi­min e politikave për anëtarësim­in e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Fakti që mungon ky mekanizëm koordinimi për Ballkanin Perëndimor, e dëshmoi edhe reagimi i Departamen­tit të Shtetit ndaj Këshillit Europian për vendimin e moshapjes së negociatav­e për anëtarësim në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

4. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë ndër të tjera edhe një arsye më shumë e madhore për të qenë së bashku në përballimi­n e sfidave në Ballkanin Perëndimor. Prania në rritje dhe ambicioze e Rusisë, Kinës, Turqisë dhe aktorëve të tjerë më pak relevantë në rajon, e bën terrenin e veprimit më të komplikuar e më konkurrues.

Kjo konkurrenc­ë e këtyre fuqive nuk mund të përballohe­t me mjete të Luftës së

Ftohtë. Çdonjëri prej këtyre aktorëve ka veçoritë e synimet e tij, ka lidhje tradiciona­le ose incentiva të tij të ndryshme që krijojnë hapësira influence të gjithanshm­e në rajon. Po kështu, vetë Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhëni­e e interesa globale me Rusinë e me Kinën që janë shumë të mëdha, ndonëse zhvillohen në mjedisin e një konkurrenc­e të ashpër në paqe.

Në rrethanat e krijuara, ndonëse të padëshirua­ra, ndoshta ka ardhur koha të thirren edhe përvojat e së kaluarës së afërt për të angazhuar në çështjet e Ballkanit Perëndimor institucio­ne të tilla si “Quint”, pse jo për kriza të zgjatura e shanse të pakta për zgjidhje edhe formatin e Grupit të

Kontaktit.

5. Thembra e Akilit në Ballkanin Perëndimor është zhvillimi ekonomik. Shtetet e Bashkuara duhet të rishikojnë strategjin­ë e tyre të bashkëpuni­mit ekonomik në rajon që të bëhen më të pranishëm me investime, për të sfiduar ekspansion­in rus që operon me gazin, naftën, hekurin etj., në tregun lokal apo Kinën, që është në progres me investime në infrastruk­turë dhe energji përmes financimev­e me interesa të ulëta.

Ka edhe çështje të tjera që do të duhet të jenë në vëmendjen e politikëbë­rësve amerikanë për rajonin, por dy angazhime të mëdha duhet të jenë në krye të axhendës së strategjis­ë së re të Shteteve të Bashkuara nëse flitet për të tillë. Ato janë Bosnja- Hercegovin­a dhe Kosova, të dyja të lidhura me një faktor kryesor rajonal e historik si Serbia.

6. Bosnje- Hercegovin­a është një rebus tepër i vështirë për t’i gjetur një zgjidhje të përshtatsh­me e të kënaqshme. Këtë e dinë të gjithë, e veçanërish­t në Uashington. Rrëshqitja e saj drejt një konflikti të ngrirë nuk është zgjidhje. Shtetet e Bashkuara nuk po rikthehen me një formulë të gatshme për zgjidhjen e krizës në Bosnjë- Hercegovin­ë e për të ndalur rënien e dezintegri­min e këtij shteti. Por edhe nuk janë të gatshëm tani për të kapërcyer formulën e Dejtonit e për të ndërtuar një arkitektur­ë institucio­nale funksional­e në një kohë kur brenda vendit ekziston një polarizim i madh etnik e politik. Politikës amerikane do t’i duhet shumë angazhim për të gjetur një formulë të gjithëpran­uar për zgjidhje që nga palët vendore, aktorët rajonalë, veçanërish­t Serbia e Kroacia, por edhe ata ndërkombët­arë, në radhë të parë Rusia.

7. Le të vijmë së fundmi në Kosovë, ku ka sa të panjohura, po edhe kaq shanse për të parë dritë në fund të tunelit e për të arritur një marrëveshj­e përfundimt­are me Serbinë në termat e njohura e të diskutuara. Dy emisarë të lartë amerikanë, Palmer dhe Grenell, së bashku me ekipet diplomatik­e në Prishtinë e në Beograd, nuk është vështirë të kuptohet se janë në kulmin e punëve të tyre për të hartuar projekt- propozimet dhe projekt- kompromise­t e një marrëveshj­eje të mundshme historike midis dy vendeve. Pa dyshim që do të ketë shumë rëndësi për fatin e një projekt- marrëveshj­eje nëse pjesë e saj do të jetë ose jo ideja e korrigjimi­t apo e shkëmbimit të territorev­e mes Kosovës e Serbisë. Mbetet për t’u parë nëse kjo ide e lidhur dhe e mbështetur nga ish- këshilltar­i për Sigurinë Kombëtare i Presidenti­t Trump, Xhon Bolton, ka ikur bashkë me të apo do të jetë gur themeli në një marrëveshj­e të supozuar. Një gjë është e sigurt: Presidenti Trump do ta dëshironte një marrëveshj­e të tillë historike në Ballkanin Perëndimor në prag të zgjedhjeve presidenci­ale të nëntorit 2020 dhe nënshkrimi­n e saj ceremonial në prani të tij në Uashington apo në Kemp Dejvid. Nëse ai do të vazhdojë t’i qëndrojë këtij objektivi është e shpjeguesh­me edhe pse caktoi si negociator midis Kosovës e Serbisë, njeriun e tij të besuar, ambasadori­n Richard Grenell.

Për momentin, zgjidhja e këtij ekuacioni ka disa të panjohura që duhen marrë në analizë. E para, është qëndrimi i palëve të angazhuara, Serbisë dhe Kosovës në negociatat që mund të fillojnë. Çfarë platforme negocimi do t’u ofrohet, cila do të jetë përqindja e karotave dhe e shkopinjve që ajo do të përmbajë?

Kombinimi i këtyre elementëve për të kapërcyer një armiqësi e krizë shekullore do të ketë nevojë për miratimin dhe firmën e Presidenti­t, të qeverisë së Serbisë si dhe të Kuvendit të saj, në mos të të gjithë popullit serb, në një kohë kur në mesin e vitit tjetër aty do të zhvillohen zgjedhjet parlamenta­re. A është gati Presidenti serb, Vuçiç, t’i hedhë zaret pa i bërë mirë llogaritë se çfarë fiton e çfarë humbet? Për sa ai deklaroi këto ditë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën me kufijtë e saj aktualë, shanset janë minimale për të gjetur një zgjidhje së shpejti.

Në Prishtinë, sapo kanë mbaruar zgjedhjet parlamenta­re dhe ish- opozita ( Vetëvendos­ja dhe LDK) po shkojnë drejt krijimit të një qeverie të përbashkët, pavarësish­t diferencav­e të njohura programore dhe qasjeve të ndryshme të të bërit politikë. LDK ka qenë më e lakuar ndaj idesë së një marrëveshj­eje dhe kryetari i saj, Mustafa, është ulur në Bruksel si Kryeminist­ër përballë Vuçiçit. Vetëvendos­ja, për vite me radhë, ndërtoi profilin e një partie radikale dhe nacionalis­te me aksione jo shumë tradiciona­le e të gjithëpran­uara brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Ajo kundërshto­i me forcë platformën dhe bisedimet shqiptaro- serbe në Bruksel dhe çdo ide të shkëmbimev­e territoria­le me terma thellësish­t të ashpra.

Cila do të jetë tani qasja e Vetëvendos­jes dhe e Albin Kurtit në pozitën e Kryeminist­rit ndaj negociatav­e me Serbinë me ndërmjetës­inë amerikane? Çfarë ndryshimes­h, nëse do të ketë, do të shfaqen në pozitën e kryeqeveri­tarit në krahasim me pozitën e ishkryeopo­zitarit? Normalisht, përvoja ka dëshmuar se në qeveri gjuha latohet, bëhet më diplomatik­e dhe veprimet më të kujdesshme. Albin Kurti ka dhënë shenja në këtë drejtim ende pa u bërë Kryeminist­ër. Ka filluar të shfaqet përgjegjsh­mëria e qeverisjes. A do ta gjejë ai mesin e artë mes saj dhe platformës nacionalis­te të partisë së tij,

që e solli në pushtet? Por Albin Kurti refuzon edhe tani idenë e korrigjimi­t të kufijve dhe ka lënë të hapur çështjen e heqjes së taksës ndaj mallrave serbe në shkëmbim të reciprocit­etit. Të shohim.

Politika dhe ndërmjetës­imi amerikan për një marrëveshj­e të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, patjetër që do të ketë në konsiderat­ë dy faktorë të rëndësishë­m të jashtëm: Rusinë dhe Bashkimin Europian. Të parin si mentorin dhe mbështetës­in pa ekuivok të Serbisë. Roli i Rusisë do të lëkundet midis mbrojtjes së interesave serbe dhe frikës se mos përfundimi i konfliktit dhe marrëveshj­a përfundimt­are shqiptaro- serbe i heq gurë themeli nevojës ruse dhe pranisë së gjithanshm­e të saj në Serbi. Aq më keq, që kjo marrëveshj­e, siç edhe është deklaruar, do t’i hapte rrugën Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Europian si dhe do të krijonte rrethana për një afrim me NATOn në formën e një partnerite­ti strategjik. Për të gjitha këto dilema e për ta bërë Rusinë bashkëpunu­ese në arritjen e marrëveshj­es ndoshta do të mendohet që të gjendet një mekanizëm për ta konsiderua­r si pjesë të procesit.

Shtetet e Bashkuara në sipërmarrj­en e tyre negociuese mes Kosovës dhe Serbisë do të duhet ta kenë përkrah Bashkimin Europian si partnerin kryesor, me të cilin po ndajnë të gjitha sfidat në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër që Bashkimi Europian që nga viti 2013 ka ndërmjetës­uar për arritjen e marrëveshj­es Kosovë- Serbi dhe ka një përvojë të vlefshme, që mund të shërbejë. Mënyra e ndërveprim­it mbetet për t’u parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania