Panorama (Albania)

Konflikti i ngrirë, si pengesë për marrëveshj­en Kosovë- Serbi

“Policia po na lë një njollë të zezë për të gjithë familjen. Të gjejnë kush e vrau, Marash Arraj s’është autori, as e ka parë ngjarjen”

- DR. ELVINA JUSUFAJ

Nëshkurt 2008 u shpall pavarësia e shtetit më të ri të Europës, Republika e Kosovës. Një republikë...

U akuzua për vrasjen e kushëririt, familja Arraj hedh akuza për Policinë.

Për familjen Arraj, arrestimi i Marash Arrajt për vrasjen e Lazër Arrajt është si një vrasje e dytë, pas asaj të ndodhur më 21 tetor në Dukagjin. Vëllai i viktimës mohon që kushëriri i tyre të jetë autori. Fran Arraj, në prani të Marjanit, djalit të viktimës, dhe Ndok Arrajt, babait të të arrestuari­t, flet për rrethanat e ngjarjes. Fillimisht, Policia ngriti akuzën “Vrasje me paramendim” për Marash Arrajn, ndërsa më pas vetë Prokuroria ndryshoi akuzën në “Moskallëzi­m krimi”. Kurse Gjykata e ka lënë në burg. Fran Arraj tregon se i vëllai është qëlluar me dy plumba, ndërsa po shkonte nga Dukagjini për në Shkodër. Duke përjashtua­r në mënyrë kategorike që i arrestuari të jetë autori i krimit, 40- vjeçari shprehet se nuk di që i vëllai të ketë pasur konflikte.

Arrestimin e Marash Arrajt e quan një njollë të zezë, që po i mbetet familjes së tyre. “Kam qenë atë ditë në Dukagjin duke korrur grurë. Vëllai ka qenë duke çuar prodhimet e dimrit për në Shkodër dhe djali i djalit të xhaxhait ka shkuar për ta ndihmuar. Ka qenë ora 10: 00 kur kemi dëgjuar dy krisma, por nuk u shqetësuam se krisma atje ka çdo ditë, se dalin gjuetarët shpesh dhe nuk ua kemi vënë rëndësinë krismave. Vëllain nuk e pashë në mëngjes kur ishte nisur, por pashë vetëm kushëririn që po ngarkonte kalin. Pak më vonë morën në telefon Marashin, se do shisnim gështenja dhe ai na tha se Lazëri ishte ndaluar në gjysmë të rrugës. Ne i thamë të kthehej se mos është ndalur te ndonjë komshi rrugës dhe kur po vinte, e ka gjetur të vdekur në rrugë vëllain tim. Aty njoftuam Policinë. Marashi i ka dëgjuar krismat, por nuk e ka ditur se çfarë ka ndodhur. Tani ne kemi kushëririn në burg, por ai nuk është autori dhe tani unë jam duke e harruar vëllanë që ka vdekur pas kësaj njolle të zezë, që duan t’ia lënë familjes sonë. Marash Arraj nuk ka asnjë shans që të jetë autori i vrasjes së vëllait tim. Lazëri dhe Marashi kanë shkuar shumë mirë. Një ditë para kanë qenë bashkë sepse kanë therur një derr. Vëllai nuk ka pasur konflikte dhe nuk e di përse e kanë vrarë”, shprehet 40- vjeçari.

I pyetur nëse ka lidhje kjo vrasje me parcelat e drogës të asgjësuara nga Policia në Dukagjin, ai e mohon një gjë të tillë. “Unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me parcela droge. Vëllai s’më ka thënë se ka konflikt me ndokënd për parcela droge. S’na ka thënë asgjë dhe sjellja e tij ka qenë krejt normale, nuk kemi parë diçka ndryshe”, shprehet Fran Arraj. Ai kërkon që Policia të gjejë autorin e vërtetë dhe të lirohet Marash Arraj. “Kërkojmë që të lirohet sa më shpejt, sepse s’ka asnjë lidhje me vrasjen e Lazërit. I kërkojmë shtetit që ta zbardhë sa më shpejt këtë ngjarje dhe të gjejë autorin e vërtetë”, thotë i vëllai i viktimës. Lazër Arraj u vra me 21 tetor rreth orës 10: 00 në fshatin Palaj të Dukagjinit. Policia dyshoi fillimisht për veprën penale “Vrasje me paramendim”, duke fajësuar kushëririn Marash Arraj. Në dhënien e masës së sigurisë, Prokuroria ndryshoi akuzën në “Moskallëzi­m krimi”. Në përfundim, Gjykata e Shkodrës, në vendimin e dhënë një ditë pas ngjarjes, caktoi 30 ditë burg për Arrajn deri sa të mbërrijnë aktet e ekspertimi­t për rrobat e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Vëllai i viktimës, Fran Arraj
Vëllai i viktimës, Fran Arraj
 ??  ?? I arrestuari, Marash Arraj
I arrestuari, Marash Arraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania