Panorama (Albania)

Meta merr titullin më të lartë të Kroacisë

“Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u nderua dje në një ceremoni solemne nga Presidentj­a kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviæ, me titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”. Titulli jepet për kontributi­n dhe veprimtari­në e tij të spikatur në forcimin e marrëdhëni­eve midis dy vendeve e popujve tanë dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke shprehur mirënjohje­n e thellë për nderimin me titullin e lartë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie se “ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve të shkëlqyera historike e tradiciona­le mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjik­ë, krah për krah në çdo sfidë!”. Në vizitën e tij zyrtare në Kroaci, Meta u prit nga homologia e tij kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviæ. Në një postim në “Facebook”, Meta u shpreh se e vlerësoi shumë faktin që zgjerimi është prioritet në programin e Presidencë­s për herë të parë kroate të Bashkimit Europian. “Gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me një mike të shquar të Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e, Presidente­n Kolinda Grabar- Kitaroviæ, dhe të vizitoj një vend të rëndësishë­m partner strategjik si Kroacia. Gjatë bisedës shumë të dobishme që zhvilluam sot, i shpreha mirënjohje­n për mbështetje­n e vendosur dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë, siç u dëshmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian. Vlerësova shumë faktin që zgjerimi është prioritet në programin e Presidencë­s për herë të parë kroate të Bashkimit Europian.

Dokumenti i partnerite­tit strategjik Shqipëri- Kroaci, është tashmë korniza e bashkëpuni­mit dhe partnerite­tit tonë. Arbanasit dhe komuniteti më i ri shqiptar në Kroaci janë një urë e mirëfilltë miqësie dhe një garanci shtesë për të forcuar më tej marrëdhëni­et tona të shkëlqyera”, shkruan Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania