Panorama (Albania)

“Do punojmë me qeverinë e re të Greqisë për Paktin Detar”

Kryeminist­ri: Shqipëria, shembull i respektit për pakicat

-

Kryeminist­ri Rama i cilësoi marrëzi qëndrimet se minoriteti grek në Shqipëri nuk gëzon të drejtat e tij.

Në një intervistë për “Euronews”, me gazetaren Semela Tuchtidou, Rama tha se minoriteti grek gëzon të njëjtat të drejta si dhe shqiptarët. Kreu i qeverisë ndodhet në vendin fqinj për të marrë pjesë në forumin BE- Ligës Arabe. “Këto janë akuza pa kuptim. Shqipëria përbën një shembull të shndritshë­m për respektimi­n e minoritete­ve dhe atij grek që jeton prej shumë kohësh në të njëjtat kushte me shqiptarët dhe kur ka probleme, ato janë të njëjtat për të gjithë. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të rregullojm­ë bazën ligjore për të mirën e të gjithëve dhe të luftojmë një sistem korruptiv, i cili po thith gjakun e njerëzve përsa i përket çështjes së pronave të tyre”, tha Kryeminist­ri, i cili shtoi se problemati­kat që kalon minoriteti grek janë të njëjtat që kalojnë dhe shqiptarët e Shqipërisë. “Pra, nuk ka të bëjë në mënyrë ekskluzive me minoriteti­n grek, por me të gjithë. Rama ka shpjeguar se ligji për shpronësim­et nuk synon minoriteti­n grek dhe as që t’u rrëmbejë atyre pronat. Historia e marrëdhëni­eve mes dy popujve ka treguar se po nuk ndërhyri politika apo axhendat e ndryshme politike, është një e përbashkët. Kështu që, nuk ka përçarje apo urrejtje në zemrat e dy komunitete­ve ku shqiptarët e grekët jetojnë së bashku prej shumë kohësh, ato përbëjnë një shembull të përkryer se si politika duhet të menaxhojë faktin se ne jemi fqinjë dhe në njëfarë mënyre të mallkuar të jetojmë së bashku dhe të duam njëri- tjetrin”, tha Rama. I pyetur për deklaratat e tij për vrasjen e Konstandin­os Kacifas nga Policia shqiptare, Rama u përgjigj: “Kam besuar më parë dhe besoj se një person që vrapon me një armë në dorë dhe kërcënon jetën e njerëzve, është i rrezikshëm”. Për sa u përket diskutimev­e për kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë, Kryeminist­ri Rama ka nënvizuar se midis dy shteteve janë hedhur shumë hapa para. Ai është shprehur se shpreson që pas rezultatev­e të arritura me qeverinë e kaluar, bisedimet të vazhdojnë edhe me qeverinë e re greke, për t’u gjetur një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët. Ndërsa përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shpërndarë pamjet e takimit me homologun grek, Rama shkruan se Shqipëria dhe Greqia do të intensifik­ojnë dialogun dhe rrisin bashkëpuni­min.

 ??  ?? Rama, gjatë intervistë­s për “Euronews”
Rama, gjatë intervistë­s për “Euronews”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania