Panorama (Albania)

Të përfshirë në "skandale", gjyqtarët kërkojnë në KLGJ kthimin në sistem

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dje dy kërkesa të gjyqtarëve, të larguar më herët si të përfshirë në skandale publike, për kthimin në detyrë. Fillimisht, KLGJ, pasi mori në shqyrtim kërkesën e Guximtar Boçit, i larguar pas përfshirje­s në një skandal seksual të publikuar në një emision investigat­iv, e pezulloi shqyrtimin, pasi e njëjta çështje është edhe në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Kujtojmë se Boçi ka marrë pafajësi në lidhje me akuzat që u ngritën për të dhe tashmë kërkon kthimin në detyrë. Kërkesë për kthim në detyrë ka bërë edhe gjyqtari Osman Aliu, por që nuk u mor në shqyrtim gjatë ditës së djeshme. Aliu u largua nga detyra dhe u hetua e gjykua për fshehje të pasurisë, por gjithashtu mori pafajësi në Gjykatë. Ndërkohë, Këshillin mbledhjen e djeshme shqyrtoi edhe kërkesën e Tunxh Vatnikajt për rikthimin në detyrën e gjyqtarit, kërkesë e rrëzuar nga KLGJ. Vatnikaj është hetuar më herët për abuzimet me pronat në "Plazhin e Gjeneralit" në Kavajë, ndërsa kërkesën për t'u kthyer në sistem e ka bërë edhe në vitin 2014 pranë KLD- së. Përpos kërkesave për rikthim në sistem, KLGJ dje shqyrtoi edhe verifikimi­n e kushteve për rekrutimin e kandidatit Ligoraq Toshi si gjyqtar. "Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila nisi me shqyrtimin e kërkesës për rikthimin në detyrë të gjyqtarit Guximtar Boçi. Pas diskutimev­e, Këshilli vendosi pezullimin e shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga gjyqtari Guximtar Boçi, për rikthimin e tij në funksionin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r dhe në detyrën e gjyqtarit për shkak se kërkesat janë për shqyrtim para Gjykatës Administra­tive të Apelit. Në vijim të mbledhjes, Këshilli vendosi refuzimin e kërkesës së z. Tunxh Vatnikaj, për kthimin në funksionin e gjyqtarit. Gjithashtu, Këshilli miratoi verifikimi­n e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar të kandidatit z. Ligoraq Toshi", njoftoi KLGJ.

 ??  ?? Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Gjyqësor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania