Panorama (Albania)

MARSIDA, NË PROKURORI

- Marsida Qatja

Këqyrja e celularit të viktimës ka nxjerrë në pah detaje të tjera, që duket se po i orientojnë hetimet drejt një konflikti të mëparshëm mes Dritan Haxhollit që mbeti i vrarë dhe ish- oficerit të Burgjeve, Bledar Toçit, i cili mbeti i plagosur e njëkohësis­ht ndodhet nën arrest si autor. Burime nga grupi hetimor thanë se në telefonin e Haxhollit janë zbuluar mesazhe që ai ka shkëmbyer vazhdimish­t me Toçin, ku flitej për shuma të ndryshme parash. Para që, sipas hetuesve, kanë të bëjnë me shitje kokaine, nisur edhe nga fakti se viktima ishte përdorues. Burimet shtojnë se aty janë gjetur edhe komunikime në formë kërcënimes­h që Haxholli kishte shkëmbyer edhe me persona të tjerë në Kavajë, të cilëve u kërkonte para. Po kështu, edhe në telefonin e të dyshuarit, Bledar Toçi, janë gjetur sms të shkëmbyera me viktimën.

DROGA

Një ditë pas ngjarjes, hetimet për krimin e rëndë që ndodhi në Kavajë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 41- vjeçari Dritan Haxholli në banesën e ish- së dashurës, nisën të zgjerohesh­in edhe në fushën e narkotikëv­e. Prokuroria i kërkoi veprime shtesë Policisë së Kavajës, pasi nuk kishin mbledhur prova të nevojshme për mbetjet e lëndës narkotike, të llojit kokainë, që u gjet në sallonin e apartament­it të Marsida Qatjas, ku u vra Dritan Haxholli. Nga ana tjetër, vetë 30- vjeçarja ka deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe me raste të rralla përdor kokainë. Madje, ka deklaruar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka përdorur kokainë, duke theksuar se nuk e kishte blerë ajo, por e kishte gjetur në pjatë, ku e kishte vendosur miku i saj, Xhuljo.

MASA E SIGURISE

Gjykata e Kavajës, më 17 tetor, pranoi kërkesën e Prokuroris­ë, duke caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për Marsida Qatjan, pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e saj, ku nga hetimet rezultoi se ishte konsumuar edhe kokainë. Për përshtatje të ambienteve për përdorim droge, Prokuroria

Marsida Qatja u thirr paraditen e djeshme në Prokurorin­ë e Kavajës, pasi pak ditë më parë ajo ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen dhe, sipas Prokuroris­ë, si person që ka dijeni, kjo mund të prishë hetimet. Për këtë arsye, Prokuroria ka kërkuar që ajo të mos këtë më komunikime me median për rastin. Ndaj 30- vjeçares Gjykata ka dhënë masën "Detyrim paraqitje", si edhe sekuestrim­in e pasaportës në mënyre që të mos dalë jashtë vendit. nisi zyrtarisht hetimet ndaj Qatjas, duke kërkuar për të "detyrim paraqitje". Gjithashtu, Prokuroria ka sekuestrua­r edhe pasaportën e Qatjas, pasi ka pasur informacio­n se do të dilte jashtë vendit dhe i ka kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen, pasi është person që ka dijeni dhe mund të dëmtojë hetimet. Nga ana tjetër, Gjykata ka urdhëruar shërbimet sociale në Bashkinë e Kavajës që të monitorojn­ë fëmijët e Marsida Qatjas. Për fëmijën 2- vjeçar, që ajo ka nga martesa e dytë, është vendosur që të ketë kujdestari të përbashkët me prindërit e saj, duke qenë se bashkëshor­ti ndodhet në burg në Gjermani dhe e ka të pamundur të ushtrojë kujdesin prindëror. Ndërsa për dy fëmijët që ajo ka nga martesa e parë, ndonëse Gjykata në vendimin e divorcit ia kishte lënë asaj në kujdestari, tashmë do të kujdeset edhe ishbashkës­horti i Marsidës. Megjithëse vetë ky person nuk ka pasur asnjë kundërshti­m për sjelljen e saj karshi djalit 14 vjeç e vajzës 9 vjeçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania