Panorama (Albania)

Kontrolle me dron e qen antidroge, 7 të shoqëruar

Dogana e Tiranës "blindohet" nga 200 policë, gjejnë një pistoletë

-

Policia e Shtetit e ka vijuar në Tiranë zbatimin e planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale dhe të paligjshmë­risë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrav­e të sigurisë publike. Në vijim të kontrollit të zhvilluar disa ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e djeshme është përqendrua­r në Doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin aty, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si dhe të ambienteve e lokaleve përreth Doganës. Në operacion u përfshinë 200 forca Policie nga Forcat Lëvizëse Operaciona­le, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operaciona­le në Policinë e Shtetit. Për kontrollin e territorit, krahas punonjësve të Policisë, u përdorën drone dhe qen antidroge. Policia tha dje se u kontrollua­n 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrollev­e, u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikua­ra e sende të tjera të kundërligj­shme. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona. "Policia e Shtetit do vijojë kontrollet në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së së kundërligj­shme, si dhe rritjen e parametrav­e të sigurisë publike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmë­rie në Komisariat­in Dixhital apo në numrin 112, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm", tha dje Policia. Plani i masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, nisi ditën e premte në Durrës. Në zbatim të këtij plani masash, në Portin e Durrësit u zhvillua operacioni "Porti i Pastër". Policia tha se operacioni synonte kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexh­eve apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinim­in e qarkullimi­t të automjetev­e. Gjatë kontrollev­e, u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikua­ra, targa mjetesh të falsifikua­ra, dokumente të kundërligj­shme, si dhe sasi me cigare kontraband­ë.

 ??  ?? Kontrollet në Doganën e Tiranës
Kontrollet në Doganën e Tiranës
 ??  ?? Gjatë shoqërimev­e në Doganën e Tiranës
Gjatë shoqërimev­e në Doganën e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania