Panorama (Albania)

Europol: Akuzohen për 1650 kg kokainë heroinë

-

Policia Shqiptare ka sekuestrua­r rreth 3 milionë euro pasuri në emër të 5 personave që u arrestuan në muajin qershor, pas një hetimi të nisur nga autoritete­t e Danimarkës.

Operacioni i koduar "Goldfinger", që u finalizua më 26 qershor dhe u koordinua nga Europol, ka vijuar dje në Shkodër e Tiranë, me qëllim gjurmimin, evidentimi­n dhe sekuestrim­in e pasurive që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. "Sekuestroh­en 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacioni­t në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019", njoftoi dje zyrtarisht Policia. Këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturua­r kriminal për trafikimin ndërkombët­ar të lëndëve narkotike në vendet e BE- së dhe një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal e kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha. Policia tha se të gjitha këto pasuri ishin të regjistrua­ra në emër të familjarëv­e të tyre dhe personave, me të cilët kishin lidhje miqësore. Pasuritë e sekuestrua­ra tashmë administro­hen nga Agjencia për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a pranë Ministrisë së Financave.

OPERACIONI Operacioni "Goldfinger" u zhvillua më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestrua­n 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, u koordinuar nga Europoli dhe u drejtua nga autoritete­t e hetimit në Danimarkë. Ky operacion u shtri në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri. Drejtoria Hetimore Qendrore, nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, ka vijuar

Më 26 qershor të këtij viti, Europol publikoi në faqen zyrtare rezultatet e operacioni­t "Goldfinger", ku mori pjesë edhe Policia shqiptare. Sipas Europol, Njësia Speciale e Hetimeve në Kopenhagen e Policisë daneze arrestoi 31 persona, të dyshuar si pjesë e një organizate të madhe, e cila kontraband­onte, shiste dhe shpërndant­e armë zjarri dhe drogë në të gjithë BE- në. Ata janë akuzuar për kontraband­ën dhe shpërndarj­en e 1650 kg kokainë e heroinë. "Policia daneze kontrolloi shtëpi në 40 vende, ku u gjetën sasi të mëdha të narkotikëv­e, armëve të zjarrit dhe para cash. Hetimi u krye në bashkëpuni­m me organizata­t e zbatimit të ligjit në Gjermani, Holandë, Slloveni, Suedi dhe Shqipëri. Projekti i analizës së Europol, i cili mbështet parandalim­in dhe luftimin e krimeve që përfshijnë grupet kriminale të organizuar­a në Shqipëri dhe grupet e lidhura me krimin e organizuar, e mbështeti këtë rast prioritar që nga fillimi. Siguroi mbështetje analitike dhe organizoi tri takime operaciona­le me partnerët e përfshirë në selinë e Europol- it dhe në Danimarkë. Në ditën e operacioni­t, tre oficerë të Europol- it me zyra lëvizëse dhe mjete për nxjerrjen e të dhënave, ishin në vend për mbështetje­n e koordinimi­t ndërkombët­ar dhe të dhënave të grumbullua­ra e të kontrollua­ra", thuhet në faqen zyrtare të Europol. hetimin pasuror për të sekuestrua­r të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacioni­t, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre. Gjatë hetimeve për identifiki­min e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim

Eçi dhe Armando Duçaj, të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale "Grupi i strukturua­r kriminal", "Trafik ndërkombët­ar i lëndëve narkotike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale", Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimt­are në bazë të ligjit "Antimafia". Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrim­i i një kompanie private ( pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10 apartament­e banimi në plazhin e Velipojës; 1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit. "Të gjitha pasuritë e sekuestrua­ra kapin vlerën 3 milionë euro. Të gjitha pronat e sekuestrua­ra dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistrua­r në emër të familjarëv­e të tyre", tha Policia. POLICIA SHQIPTARE Në Shqipëri, gjatë fazës operaciona­le u përfshinë: Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, mëngjesin e djeshëm në Shkodër u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër. Ky person, sipas Policisë së Shtetit ka pasur rol aktiv, i dyshuar si kreu i grupit kriminal dhe dyshohet për veprat penale: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale", "Grup i strukturua­r kriminal" dhe "Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". U sekuestrua­n në Shqipëri rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro. Eropol dhe autoritete­t daneze kanë falënderua­r Policinë e Shtetit dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për profesiona­lizmin e treguar, rolin aktiv dhe shumë të domosdoshë­m në goditjen e këtij grupi të rrezikshëm kriminal. Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi dje në lidhje me këtë operacion, duke theksuar se kjo goditje provon pjekurinë, motivimin, besueshmër­inë dhe profesiona­lizmin e lartë të organeve tona ligjzbatue­se.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania