Panorama (Albania)

Vdekja e 25- vjeçarit, lirohet shoferi i autobusit, burg drejtuesit të furgonit

- l. m

DURRES - Aksidenti i tmerrshëm ku mbeti i vdekur shpërndarë­si i picave, Ramazan Bata, mbetet pa autor, duke i dhënë edhe një herë ngjarjes hijet e misterit. Gjykata e Durrësit liroi nga burgu dhe dërgoi në shtëpi me masë "Detyrim paraqitje" shoferin e autobusit, Petrit Topallin, 49 vjeç, ndërsa drejtuesi i furgonit, Ferdinand Torozi, 50 vjeç, do të qëndrojë në qeli për 20 ditë deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit. Prokurorja e çështjes, Rabjana Halili, duke iu referuar aktekspert­imit, tha se në autobusin që fillimisht u dyshua se përplasi 25- vjeçarin, nuk janë gjetur shenja gjaku që të tregojnë goditjen. Por, poshtë autobusit u gjet motori i Batës, me të cilin po shpërndant­e pica. Dëmtime të jashtme, të cilat tregojnë se ka goditur shpërndarë­sin e picave, nuk janë gjetur as në mjetin furgon që zhvendosi trupin për rreth 1.5 km nga vendi i aksidentit deri pranë Urës së Dajlanit. Për organin e akuzës mbetet ende e paqartë sesi trupi i 25- vjeçarit përfundoi poshtë makinës. Për të sqaruar këto dyshime dhe rolin e drejtuesit 50- vjeçar, Prokuroria kërkoi që ai të qëndrojë 20 ditë në burg deri në një tjetër aktekspert­im. Gjatë marrjes në pyetje, por edhe në seancë, dy shoferët kanë deklaruar se nuk e kanë kuptuar që janë përfshirë në aksident. Nga ana tjetër, aktekspert­imi tregon se shpërndarë­si i picave kishte konsumuar lëndë narkotike në momentin e aksidentit. Ramazan Bata kishte vetëm pak kohë që bashkë me familjen ishte zhvendosur nga Burreli për në Durrës, për një jetë më të mirë. 25- vjeçari si mundësi punësimi kishte gjetur të bënte shpërndarj­e picash me motor, një nga punët më të rrezikshme në Shqipëri, pasi janë me dhjetëra raste vdekjesh.

 ??  ?? Ramazan Bata
Ramazan Bata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania