Panorama (Albania)

Daka takon Thaçin për certifikim­in e zgjedhjeve, pritet ankesa e VV

-

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka shkuar të martën në Presidencë për të takuar Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me certifikim­in e rezultatev­e të zgjedhjeve të jashtëzako­nshme parlamenta­re të 6 tetorit. Dy forcat më të mëdha politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendos­je dhe LDK, presin certifikim­in e rezultatit për të dhënë detaje të koalicioni­t mes tyre. Presidenca njoftoi se Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbyllje­n e procesit të numërimit të votave dhe certifikim­in e rezultatev­e të zgjedhjeve të përgjithsh­me. “Presidenti Thaçi e ka vlerësuar kryetaren Daka për punën, integritet­in dhe profesiona­lizmin e KQZ- së në menaxhimin e procesit të përgjithsh­ëm elektoral”, thuhet në komunikatë. Përmbyllja e procesit të zgjedhjeve të jashtëzako­nshme, që ndodh me shpalljen e rezultatit përfundimt­ar dhe certifikim­in e tij, varet tashmë nga Gjykata Supreme për shkak të një ankese të Lëvizjes Vetëvendos­je për numërimin e rreth 5 mijë votave të ardhura nga diaspora në Kosovë, jashtë afatit kohor ligjor. Kjo ankesë fillimisht ishte dërguar në Panelin për Ankesa dhe Parashtres­a ( PZAP), por ishte kthyer si kërkesë e pabazë. Më pas, Vetëvendos­ja e deponoi të njëjtën kërkesë edhe në Gjykatën Supreme, e cila vendosi pro ankesës së Vetëvendos­jes dhe përmes një aktgjykimi e riktheu lëndën në PZAP. Kurse PZAP, edhe këtë herë lëndën e ka refuzuar si të pabazuar. Në një komunikatë për media, PZAP thotë se “pala mund të parashtroj­ë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda afatit ligjor prej 24 orëve, nga momenti i pranimit të vendimit. Ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës duhet të vendosë lidhur me ankesën brenda afatit prej 72 orëve”. Lëvizja Vetëvendos­je e dorëzoi sërish ankesën në Gjykatën Supreme për 4,639 zarfe me fletëvotim­e të diasporës, të cilat nga vendet përkatëse u nisën para ditës së zgjedhjeve, por në Kosovë mbërritën pas 6 tetorit. Vetëvendos­je beson se ka marrë mbështetje të gjerë në diasporë.

 ??  ?? Valdete Daka dhe Hashim Thaçi
Valdete Daka dhe Hashim Thaçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania