Panorama (Albania)

Britania shkon në zgjedhje të reja brenda dhjetorit

-

Boris Johnson arriti të bindë deputetët britanikë për të mbajtur zgjedhje të reja brenda muajit dhjetor. Tani ata janë duke diskutuar thjesht datën, nëse do të mbahen më 9 apo më 12 dhjetor. Kryetari i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, Jeremy Corbyn, njoftoi se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të përgjithsh­me tashmë që Bashkimi Europian ia dha vendit edhe tre muaj kohë shtesë, si afat për arritjen e marrëveshj­es së brendshme në lidhje me kushtet e Brexit- it, largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE- ja. Përkrahje për mbajtje të zgjedhjeve në dhjetor kanë ofruar më parë edhe Partia Liberal- Demokrate dhe Partia Kombëtare Skoceze. Kështu, besohet se nisma e Kryeminist­rit Johnson për zgjedhje të parakohshm­e do të dalë e suksesshme. “Kam thënë vazhdimish­t se ne jemi të gatshëm për zgjedhje dhe përkrahja jonë për këtë varet vetëm nga largimi i opsionit të Brexit- it pa marrëveshj­e. Tani do ta nisim fushatën më ambicioze dhe më radikale për ndryshim të vërtetë. Një ndryshim të tillë, që vendi nuk e ka parë kurrë më parë”, tha Corbyn, lideri i opozitës britanike. Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, njoftoi se vendet anëtare të Bashkimit Europian janë pajtuar që t’i japin Britanisë tre muaj afat shtesë pas 31 tetorit, për ta miratuar marrëveshj­en e Brexitit në Parlament. Megjithatë, Johnson sërish po përballet me opozitën nëse zgjedhjet duhet të mbahen më 9 dhjetor, apo datën e tij të preferuar, 12 dhjetor. Nëse mbajtja e zgjedhjeve të reja miratohet në Dhomën e Ulët, më pas vendimmarr­ja kalon në Dhomën e Lordëve. Po u miratua edhe aty, Parlamenti britanik pritet të shkrihet që ditën e hënën, në mënyrë që palët të nisin fushatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania